SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Rezoluta finale e Komiteti Ekzekutiv në Paphos të Qipros

Rezoluta finale e Komiteti Ekzekutiv në Paphos të Qipros

E mbajtur më 28-29 Mars 2014

Bashkimi Europian i Sindikatave Policore (CESP) – si një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare (INGO) në Këshillin e Europës, përfaqëson rreth 350 mijë oficerë policie nga 20 vende (13 nga të cilat janë anëtarë të Bashkimit Europian) – mbajti mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të tij në Paphos nga datat 28-29 Mars 2014.

Tema e Komitetit Ekzekutiv u prezantua nga Z. Andreas SYMEOU, Presidenti i CPA (Lidhja Policore e Qipros): “Marrëdhëniet midis Policisë dhe Rinisë”

“Rinia jonë tani dëshiron të jetojë në luks. Ata kanë një sjellje që lë për të dëshriuar dhe ndjenjë inati dhe mosrespektimi ndaj autoriteteve: Ata nuk respektojnë të moshuarit dhe pëlqejnë bisedat boshe në vend të ushtrimeve praktike” (Socrati, shek V.B.C.)

Çdo vend ka të njëjtat probleme në lidhje me të rinjtë: kemi një mungesë të dialogut me ta, fenomene varësie, mungesë respekti për çdo lloj forme të autoritetit dhe thyerje të rregullave familjare…

Duke qenë përballë këtyre fakteve, Bashkimi Europian i Sindikatave Policore njeh përgjegjësinë e më të rriturve, të familjes, të Policisë dhe më gjerë përgjegjësinë e shtetit.

CESP fton anëtarët e tij për një:

• Qasje dhe pune më të ngushtë me strukturat pranë të rinjve (si me mësues dhe organizma të tjera…)

• Inkurajimin e të rinjve në procesin e vendim-marrjes

• Qasje me praktikë dhe humane të punës së policisë ndaj tyre

• Individualizim të veprimeve në lidhje me kontekstin e një ndëshkimi të thjeshtë me një masë parandaluese.
These naturally occurring polyphenols are shown buy cialis in australia to prevent, reverse or retard UV radiation-induced inflammation, oxidative stress, DNA damage and suppression of immune responses. Anxiety cialis in kanada related to an impending event like job interview, marriage, etc. Treating ED with several australia viagra buy lifestyle changes Men with ED are able to enhance their sexual function by having several lifestyle changes. Shilajit is certainly one among the top listed herbs used for curing impotence problems viagra online purchase problem in men.
Në kuadër të krizës, ne duhet të kemi parasysh se rinia është e ardhmja jonë është shansi ynë për të ardhmen tonë si shoqëri.

Në vazhdim, humbjet në aspektin social të policisë u identifikuan nga CESP.

CESP vërejti se:

• Disa vende janë prekur seriozisht nga shkurtimet dhe shtrëngimet ekonomike të implementuara nga qeveri të tilla si në Portugali, Greqi, Rumani, Slloveni dhe Bosnje-Hercegovina.

• Burimet materiale për policinë janë ulur si për karburant, mjete transporti dhe burime komunikimi, etj.

• Një mungesë totale dhe shuarje të dialogut social midis Sindikatave të Policisë dhe ministrive respektive.

• Ngrirje dhe ulje të pagave, rekrutimeve dhe mungesë të ecurisë në karrierë.

• Mungesë e dialogut social me anëtarët e qeverisë.

Qipro është e prekur nga një ngrirje dhe ulje e pagave (25-30%) mungesa e rekrutimeve të reja dhe ecurisë në karrierë; megjithatë dialogu social mbetet.

Sekretariati i Përgjithshëm i CESP informoi anëtarët e tij për procedurat e mbrojtjes sociale nga strukturat prezente në Këshillin e Europës, Bashkimin Europian dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

CESP angazhohet të mbrojë të drejtat e forcës policore pranë këtyre institucioneve ndërkombëtare, siç ka bërë edhe më parë me sukses.

Category: Rezoluta