Albania State Police

Në fillimet e shtetit shqiptar e deri në fund të vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes së rendit ishte xhandarmëria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila më tepër kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javë pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit.

Qeveria ngarkoi për të kryer detyrat e një xhandarmërie Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor të parë Halim Gostivarin.

Për nevoja të qeverisë, hynë në këtë shërbim edhe rreth 70 oficerë të larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana tjetër, në maj 1913, Esat pashë Toptani formoi në Durrës një qeveri dhe një batalion xhandarmërie nën komandën e Tajar Tetovës.

Arma e Xhandarmërisë mori paksa formë aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione të drejtuara nga maj. Hysen Prishtina në Vlorë, nga kap. Ali Tetova në Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati në Elbasan. Xhandarmëria caktoi edhe uniformën e rregullt të saj gri-jeshil, jakën kuq e zi, kësulën pa strehë dhe gradat në pjesën e përparshme të jakës. Më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicise shqiptare. Qeveria më 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e përkohshëm mbi krijimin e xhandarmërisë së jugut.

Në mars 1914 erdhën disa oficerë të tjerë holandezë, të cilët shpërndanë 4 detashmente të krijuara më parë. Këta oficerë ishin të ngarkuar nga fuqitë e mëdha për të bërë organizimin e forcave të armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit në Durrës, në krye të policisë vjen Veli Vasjari.

Sipas kushtetutës së parë të vendit, kapitullit IX të Statusit Organik të Shqipërisë, në Forcat e Armatosura bënin pjesë Xhandarmëria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë.

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, formimi i qeverisë së re më 25 dhjetor 1918 mblodhi shumë oficerë e kuadro të tjerë me shpresën se po fillonte më në fund të lëvizte pushteti përmbarues në vend. Nën komandën e Haki Ismail Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua një forcë xhandarmërie. Më pas, Ismail Haki Tatzati u emërua komandant batalioni në Berat, ndërsa në Durrës e Elbasan, përkatësisht major Kasem Qafëzezi dhe major Mustafa Aranitasi. Në Tiranë u hap një shkollë për aspirantë dhe për xhandarë. Në gusht 1919, u formuan batalione xhandarmërie në qendrat e prefektura