SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

CESP

KESHILLI EUROPIAN I SINDIKATAVE POLICORE

STATUTI

Neni 1

Keshilli Europian i Sindikatave Policore (K.E.S.P.) perbehet nga perfaqesues te pavarur te policive shteterore te sindikatave policore te cilet pranojne pa kushte statutin aktual.

Cdo sindikate policie dhe organizim profesional, perfaqesues te trupave policore te vendeve anetare te Keshillit te Europes mund te jene pjese e C.E.S.P.-it ne perputhje me statutin aktual dhe rregulloren e brendshme.

Shkurtimi i Keshilli Europian te Sindikatave Policore eshte C.E.S.P.

 

Neni 2

Ne perputhje me parimet demokratike te barazise qe operojne ne organizate dhe ne strukturat delegacione te ndryshme do te kene te njejtin status.

Vendimet e marren ne kolegjialitet nga organet e C.E.S.P. me shumice votash pervec rasteve kur statuti aktual kerkon shumicen absolute.

 

Neni 3

Sindikatat anetare perfitojne mbrojtjen e C.E.S.P.-se ne kushtet e perfaqesimit dhe ushtrimit te funksioneve te saj. Ato bashkepunojne ne menyre te hapur me Keshillin dhe anetaret e tij menaxhues duke u ofruar atyre informacion qe do tu kerkohet ne lidhje me qellimet e objektivat e organizates. Gjuha e punes ne C.E.S.P. eshte Anglishtja dhe Frengjishtja.

 

Neni 4

Keshilli do te jet ne gjendje te krijoje Sindikaten Policore Europiane.

Ne te njejten menyre ai do te jete ne gjendje te implementoje bashkepunimin dhe koordinimin e metodave me organizata te tjera Europiane qe kane te njejtat qellime.

Ky vendim do te kerkoje aprovimin e Komitetit Ekzekutiv te C.E.S.P.-it qe do te merret me voten  absolute te shumices se anetareve te tij.

 

Neni 5

Zyra e tij aministrative eshte ne Lyons (France) ne adresen 39 bis, rue de Marseille 69007 Lyon.

Me vendim te marre nga Kongresi ose Komiteti Ekzekutiv i K.E.S.P.-se ajo mund te transferohet ne cdo vend anetare me vote absolute te shumices.

 

  1. I.                    OBJEKTIVAT

 

Neni 6

Keshilli Europian i Sindikatave Policore thekson dedikimin e tij ndaj parimeve te Deklarates se te Drejtave Qytetare, Deklarates se te Drejatve te Njeriut, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe te mjeteve policore te krijuara brenda Keshillit te Europes vecanerisht Kodit Europian te Etikes Policore (Rekomandimi 10-2001 dt. 19 Shtator 2001) dhe Kartes Sociale Europiane.

Ajo e perfshin veten ne procesin e implementimit brenda hapesires se perbashket te lirise, drejtesise dhe sigurise te Bshkimit Europian, proces ne te cilin oficeret e policise Europiane kane te drejten te marrin pjese permes organizatave te tyre perfaqesuese. Ajo i jep nje vlere te plote Kartes Sociale Europiane te teDrejatve Themelore shpallur nga Keshilli ne Nise ne Dhjetor 2000.

Anetaresia ne C.E.S.P. kerkon pranimin dhe respektin absolut te ketyre teksteve.

 

Neni 7

C.E.S.P. eshte nje perfaqesim demokratik, social dhe profesional i bashkimit te sindikateve. Ai eshte i pavarur nga tere administratat publike dhe kombetare Europiane, partite politike, feja apo levizjet filozofike dhe organizata te tjera.

 

Neni 8

Qellimet e C.E.S.P.-it jane:

  1. Te grupoje punonjesit e policise te vendeve anetare ne nje organizate
  2. Te luftoje per nje ushtrim te plote te te drejtes sindikale kunder cdo kufizimi te pajustifikuar ndaj punonjesve te policise Europiane, te drjetave te tyre themelore e statutore duke kundershtuar fuqishem cdo cenim te ketyre te drejtave.
  3. Te nderhyje ne permiresimin dhe harmonizimin e pageses si dhe te kushteve te jeteses e te punes se ketyre punonjeve te policise.
  4. Te mbroje interesat morale e materiale te aneterve te saj dhe te organizatave anetare perpara nje gjykate kopetente Europiane
  5. Te zhvilloje solidaritetin dhe ndihmen e perbashket midis organizatave policore Europiane si dhe midis punonjesve te policise Europiane
  6. Te sensibilizoje qytetaret dhe perfaqesuesit e tyre zyrtar per problemet me te cilat perballet policia
  7. Te kontribuoje ne implementimin e Hapesires Europiane te Lirise, Drejtesise dhe Sigurise duke marre pjese ne cdo ngjarje shoqerore per te sjelle gjykimin profesional policor ne tere ceshtjet e sigurise ne Europe
  8. Te prezantoje tek autoritetet kombetare e Europiane keto rezoluta dhe keto mendime qe perfshijne Policine dhe sigurine e qytetareve duke elaboruar propozime konkrete qe bejne me efektiv funksionin e policise
  9. Te denoncoje ne organizmat gjygjesore Europiane cdo perdorim te forces policore ne kundershtim me parimet e nenit 6.
  10. Te koordinoje aktivitetet trajnuese dhe kualifikuese per anetaret e saj ne ceshtje profesionale dhe sindikale ne bashkepunim me organizma publike e private
  11. Te vere ne veprim cdo veprimtari te ligjshme ne te mire te C.E.S.P.-it apo te anetareve te tij

Neni 9

Per te arritur keto qellime Keshilli Europian i Sindikatave Policore do te jete ne gjendje te perdore tere presionin e ligjshem sindikal duke respektuar ne tere rastet te drejtat themelore dhe sigurine e qytetareve ne vendet anetare.

 

  1. II.                  PERBERJA

KAPITULLI  I   KONGRESI

 

 Neni 10

Kongresi eshte organi suprem i C.E.S.P.-it. Sesionet e tij jane deliberative dhe te vendosshme.

Per me teper ai ka si detyre:

 

  1. Te percaktoje drejtimet kryesore te veprimtarise se organizates
  2. Te debatoje e te jape pergjigje ceshtjeve te vena per zgjidhje
  3. Te debatoje rezolutat e propozuara nga Komiteti Ekzekutiv
  4. Te modifikoje statusin e organizates ne baze te procedurave
  5. Te kontrolloje veprimtarine e anetareve menaxhues te C.E.S.P.-it. Ne perputhje me kete qellim Presidenti ne emer te Byrose Ekzekutive prezanton nje raport te veprimtarise per tu pranaur per diskutim dhe te aprovohet me vote te shumices absolute.
  6. Zgjedh anetaret e Byrose Ekzkeutive
  7. Thene pergjithesisht ploteson veprimet qe rrjedhin nga statusi aktual i organit suprem te organizates

 

Neni 11

Kongresi do te mbahet cdo 3 vjet ne nje vend dhe ne nje date qe do te vendoset nga Komiteti Ekzekutiv midis propozimeve te sjella nga organizata te ndryshme anetare ne nje minimum 9 mujor para vendosjes.

 

Neni 12

Kongresi perbehet nga anetare te Byrose Ekzekutive pa te drejte vote dhe me delegate te barabarte nga cdo vend anetar. Numri i anetareve te delegacioneve do te percaktohet per cdo Kongres nga Komiteti Ekzekutiv me propozim te Byrose Ekzekutive.

Delegatet ne Kongres mund ta delegojne te drejten e tyre te votes tek perfaqesues te tjere te te njejtit delegacion brenda limitit te dy mandateve.

 

Neni 13

 

Se bashku me organizatat anetare delegacionet qe kane marre statusin e vezhguesit ne perputhje me nenin 20 do te lejohen te marrin pjese ne debat por pa te drejte vote

 

Neni 14

Kongresi C.E.S.P.-it mund te rinovoje anetaret e Byrose Ekzekutive cdo 3 vjet me ane te zgjedhjes me shumice absolute permes kandidimit individual ose me ane te nje liste nga organizata perkatese.

Ne rastin e nje kandidature unike shumica e thjeshte do te jete e mjaftueshme.

Asnje vend nuk do te autorizohet te mbaje me teper se nje pozicion ne Byrone Ekzekutive.

Presidenti nuk mund te zgjidhet per me teper se dy mandate.

 

Modalitetet:

90 dite para sesionit te Kongresit te C.E.S.P.-it  anetaret jane zgjedhur, Sekretari Pergjithshem i C.E.S.P.-it do te ftoje tere anetaret e sindikatave te propozojne kandidatet.

Formulari i kandidimit kur plotesohet duhet te firmoset nga Presidenti ose Sekretari Pergjithshem i sindikates qe propozon nje kandidat.

Kandidaturat duhet te cohen ne Sekretariat pergjithesisht 60 dite para sesionit te Kongresit ne te cilin anetaret e Byrose Ekzekutive duhet te zgjidhen.

 

Votimi perfshin kandidaturat e delegateve te sindikatave te C.E.S.P.-it formularet e kandidimit te te cileve kane emrin e e delegatit te nominuar nga sindikata te marre pjese ne punimet e Byrose te tregojne funksionin ose funksionet per te cilat ai/ajo eshte nominuar dhe nje raport te motivimeve te tij/saj.

Kandidatet duhet te jene ne gjendje ne javet qe pasojne zgjedhjet te ndermarrin nje fushate informimi midis tere anetareve te C.E.S.P.-it dhe te prezantojne nje raport te shkurter Kongresit ne Diten e Zgjedhjeve.

Ne rastin e pamundesise se nje kandidati(ateve) per nje post ne Byrone Ekzekutive Kongresi mund te pranoje nje kandidature te dhene ne vazhdim te mbledhjes se sesionit te pare.

 

Neni 15

Mbeshtetja apo debimi i tere sindikatave te grupuara ne Keshillin Europian te Sindikatave Policore duhet te aprovohet me vote shumice me dy te tretat te votave totale te akredituara nga Kongresi.

Cilesia e nje anetari te C.E.S.P.-it me pare kerkon ose statusin e vezhguesit ose te anetarit te perkohshem sipas procedures se shkruara ne nenet 20 e 21.

Procedura e perjashtimit kerkon nje raport te detajuar e te motivuar nga Sekretari Pergjithshem dhe do te jape mundisine sindikates ne fjale te mbrohet.

 

KAPITULLI II

KOMITETI EKZEKUTIV

 

Neni 16

Komiteti Ekzekutiv eshte nje instrument i ndermjetem i Kongresit te C.E.S.P.-it.

Ai perbehet nga anetare te Byrose Ekzekutive dhe nga dy perfaqesues te cdo vendi te C.E.S.P.-it

Ne rastin kur nje vend perfaqesohet ne disa organizata ato te meparshmet duhet te caktojne perfaqesuesit e tyre ne Komitetin Ekzekutiv pas nje marreveshje midis tyre.

 

Neni 17

Komiteti Ekzekutiv ve ne praktike vendimet e adoptuara nga Kongresi, debaton ne tere ceshtjet e vena ne axhende, adopton Rezoluta dhe Dokumente te Punes dhe vepron me tere funksionet e lejuara nga statuti prezent.

Ai kontrollon veprimtarine e Byrose Ekzekutive. Per me teper ai mund te mbikeqyre punen e tij ne kuptim te nje mocioni me shkrim qe ve alternativa konstruktive qe do te adoptohen nga 1 e treta e delegacioneve te C.E.S.P.-it.

Ky mocion behet debat dhe duhet te mbledhe dy te tretat e anetareve te Kongresit per tu adoptuaar.

Ne rastin kur ky mocion adoptohet Byroja Ekzekutive duhet te therrase nje Mbledhje te Jashtezakonshme te Komitetit Ekzekutiv brenda nje periudhe 2-3 mujore. Organizimi i saj do tu kaloje vendeve qe kane depozituar kete mocion.

Per raste emergjente Presidenti C.E.S.P.-it eshte ne gjendje te shtoje nje ceshtje te re ne axhende edhe kur ajo ka kundershtim nga nje e treta e delegacioneve prezente.

 

Neni 18

Komiteti Ekzekutiv eshte ne gjendje te punoje me sesione plenare ose me komisione dhe me propozim te Byrose Ekzekutive ai mund te perpiloje nje Rregullore te Brendshme qe te adoptohet me shumice me dy te tretat e anetareve te saj.

Ne te njejten menyre ai perpilon nje Projekt te Rregullores  se Brendshme te Kongresit qe te adoptohet me shumice te dy te tretave te anetareve te tij dhe te ratifikohet me shumice absolute te anetareve pjesemarres ne kongres gjate sesionit te pare te zakonshem

 

Neni 19

Komiteti Ekzekutiv duhet te takohet se paku tre here gjate periudhes nder kongresore ne nje nga  vendet anetare te Keshillit.

Takimet e Komitetit Ekzekutiv financohen nga sindikata e zgjedhur.

Komiteti Ekzekutiv mund te liroje sindikaten ne fjale nga tarifa e anetaresise.

 

 

Neni 20

Ne baze te nje kerkese nga nje sindikate paraqitur Byrose Ekzekutive dhe me propozim te saj Komiteti Ekzekutiv  mund ti jape statusin e vezhguesit me shumice te 2/3 te anetareve te tij sindikates e cila eshte perfaqesuese e nje shteti te Keshillit te Europes.

Statusi vezhguesit perfshin edhe konstituimin e Delegacionit Vezhgues ose integrimin e Delegacionit te vendit te tij. Ai perfshin te drejte te plote te pjesemarrjes ne debat por jo te drejten e votes.

Statusi i vezhguesit humbet ne se sindikata nuk pergjigjet per pjesemarrjen ne C.E.S.P. per nje periudhe 4 vjecare qe nga data e fillimit ose me nje kerkese te motivuar te nje sindikate nga i njejti vend.

Nje sindikate anetare e C.E.S.P.-it do te jete ne gjendje te refuzoje statusin e vezhguesit edhe me sindikatat e tjera te te njejtit vend.

Komiteti Ekzuktiv do te jete ne gjendje te refuzoje cilesine e nje anetari ndaj cdo sindikate vezhguese e cila nuk ploteson kushtet e pranimit ne C.E.S.P.

 

Neni 21

Ne se sindikata i perket nje vendi i cili nuk eshte i perfaqesuar ne C.E.S.P. dhe pa paragjykuar nenin 20 aplikimi per anetaresim te perkohshem mund te behet direkt.

Anetaresimi i perkohshem te jep te njejtat te drejta e obligime si ato te vendeve anetare dhe do te finalizohen ne baze te kushteve te nenit 15 te ketij statuti

Procedura e anetaresimit dhe kushtet do te percaktohen ne Rregulloren e Brendshme te C.E.S.P.-it

 

Neni 22

Komiteti Ekzekutiv zgjedh nje komision te Kontrollit te Llogarise te perbere nga tre anetare nga sindikata te ndryshme. Ketij komisioni i besohet kontrolli i llogarise se C.E.S.P.-it

 

KAPITULLI III

BYROJA EKZEKUTIVE

 

Neni 23

Byroja Ekzekutive eshte nje organ menaxhimi imediat i veprimtarise se bashkimit ne C.E.S.P. arritjes zhvillimit te qellimeve te mandateve dhe rezolutave te tij.

Ai pergjigjet per veprimtarine e tij para  Kongresit dhe i nenshtrohet kontrollit nga ana e Komitetit Ekzekutiv.

Neni 24

 

Ai perbehet nga:

  1. Presidenti
  2. Sekretari Pergjithshem
  3. Financier
  4. Zevendes Sekretari Pergjithshem ne rast te emerimit

Te cilet zgjidhen ne Kongres permes procedures te nenit 14 dhe dispozitave te Rregullores se Brendshme te Kongresit.

 

Neni 25.

Presidenti eshte perfaqesuesi ligjor i Unionit dhe funksionet e tij jane si me poshte:

a)      Perfaqesimin e C.E.S.P.-it ne tere institucionet dhe organizmat Europiane publike e private

b)      Mban presidencen e Kongresit dhe si i tille ai/ajo deklaron hapjen pa paragjykuar aftesite e atribuara nga Rregullorja e Brendshme e Kongresit per te gjate punimeve dhe takimeve ne Kongres

c)      Presidencen dhe regullat e sesioneve te Komitetit Ekzekutiv

d)      Menaxhimin e Byrose Ekzekutive

e)      Cdo funksion tjeter qe rrjedh nga statuti aktual dhe nga Rregullorja e Brendshme e C.E.S.P.-it

Me delegim te Presidentit te C.E.S.P.-it Presidenti ose Sekretari Pergjithshem i cdo sindikate anetare kerkon perfaqesimin e tij ne cdo vend.

Ne te njejten menyre ne rast te mungeses ose te semundjes ai/ajo mund te delegoje tere ose pjese te perfaqesimit te tij ne menyre respektive tek Sekretari Pergjithshem ose ai i Thesarit si dhe tek Z/Sekretari Pergjithshem per detyra te vecanta dhe te qarta ne kuader te pergjegjesise se perfaqesimit te tyre.

 

Neni 26

Sekretari Pergjithshem eshte pergjegjes per mbarevajtjen dhe menaxhimin e administrimit te brendshem te C.E.S.P.-it si dhe per koordinimin dhe orientimin imediat te punes dhe veprimtarise se Z/Sekretarit te Pergjithshem.

Ne te njejten menyre ai/ajo leshon certifikata qe akreditojne statusin e anetrarit te Byrose Ekzkekutive te C.E.S.P.-it

Ai/ajo zevendeson Presidentin derisa vendimet e mbledhjes se rradhes se Komitetit Ekzekutiv te thirren ose per arsye te shkruara ne baze te nenit 29 te ketij statuti.

 

Neni 27

Thesari eshte pergjegjes per menaxhimin financiar dhe llogarine e organizates si dhe per perdorimin e fondeve. Ai/ajo eshte i besuar te firmose kontrata te lejuara nga Byroja Ekzekutive dhe ti paraqese organizates llogarine tek Komisioni i Kontrollit Financiar para cdo Komiteti Ekzekutiv dhe Kongresi

 

Neni 28

Z/Sekretaret e Pergjithshem ju eshte dhene besimi sipas sektoreve te zhvillimit te veprimtarise se organizates ne fusha te interesit te vecante per veprimtarine profesionale e sindikale te C.E.S.P.-it

Ata duhet te jene te afte te koordinojne nje grup pune anetaret e te cilit jane vullnetare.

Anetaret e tij titullare do te caktohen nga Presidenti ne baze te listes se aplikanteve qe paraqitet nga ai/ajo para Kongresit.

Kur eshte e aplikueshme ata caktohen individualisht. Ne te dyja rastet ata do te zgjidhen me votim te fshehte.

Ata nuk jane te revokueshem pervec rasteve te ofruara ne nenin 30 te ketij statuti dhe ne pershtatje me proceduren.

Pozicionet e Z/Sekretareve te Pergjithshem jane te percaktuara nga Rregullorja e Brendshme e C.E.S.P.-it

 

Neni 29

Ne se Presidenti dorehiqet ose humbet  statusin e tij te anetarit te plote ne sindikaten e tij Sekretari i Pergjithshem do te marre pergjegjesite e dhena nga neni 25 deri ne mbledhjen e rradhes e Komitetit Ekzekutiv.

Perderisa Sekretari Pergjithshem dhe ai i Thesarit dhe Z/Sekretari Pergjithshem jane te lidhur Presidenti do te jete ne pergjegjesine e zgjidhjes se problemit ne baze te rrethanave.

Komiteti Ekzekutiv do te procedoje deri ne caktimin e zevendesueseve me nje vote te shumices absolute deri ne Kongresin e rradhes

 

Neni 30

Mandati i Z/Sekretareve te pergjithshem mbarojne ne rastet e me poshteme:

a)      Doreheqje

b)      Humbja e besimit tek sindikata e tij. Sindikata propozon nje kandidature te re per zevendesim ne Komitetin Ekzekutiv. Ky komitet duhet te ratifikoje ate me nje vote me shumice absolute.

c)      Zevendesimi me nje tjeter delegat me nje propozim te motivuar te Sekretarit te Pergjithshem mbas aprovimit nga Presidenti dhe marreveshjes  nga Komiteti Ekzekutiv me nje vote me shumice absolute

 

KREU III.   REGJIMI EKONOMIK

 Neni 31

 

Cdo sindikate e perfaqesuar ne Keshillin  Europian te Sindikatave Policore duhet te paguaje  nje minimum fiks te anetaresise te percaktuar nga Komiteti Ekzekutiv e cila perben thesarin e C.E.S.P.-it

Kjo shume minimale eshte e njejta shume per cdo sindikate anetare perfshire ketu anetaresine e perkoheshme si dhe ata qe kane status vezhguesi me perjashtim te sindikatave qe kane mjete te pakta financiare. Sa per to pagesa e anetaresimit do te vendoset nga Komiteti Ekzekutiv.

Donacione, subvencione ligjore te aprovuara nga Komiteti Ekzekutiv mund te shtohen tek kjo pagese vjetore anetaresie.

Pagesa e anetaresise duhet te paguhet se fundmi ne fund te muajit Mars te muajit ne vazhdim.

Nje sindikate e cila nuk ka paguar kuotizacionin ne kete date do te humbase te drejtat e saj te votimit per ne mbledhjet statutuore.

Ne se pagesa e saj nuk do te behet deri ne ne fund te Qershorit te vitit ne vazhdim atehere ajo do te pezullohet ne mbledhjet statutuore derisa rregullimi i kesaj situate do te jete objekt i vendimeve te Komitetit Ekzekutiv.

Thesari ka pergjegjesi te informoje sindakten ne fjale.

Ne se situata nuk zgjidhet Komiteti Ekzekutiv do te propozoje perjashtimin ne Kongresin e rradhes me vote te shumices absolute

 

Neni 32

Funksionet e anetareve te Komitetit Ekzekutiv jane vullnetare dhe te pa paguara.

Shpenzimet e Presidentit, Sekretarit te Pergjithshem dhe atij te Thesarit ne ushtrim te funskioneve te tyre mbulohen nga Thesari i C.E.S.P.-it

Shpenzimet e Z/Sekretarit te Pergjithshem dhe te anetareve te grupeve te punes do te mbulohen nga cdo sindikate e perfaqesuar ne kete organizem.

 

  1. III.                PUBLIKIMET

 

Neni 33

Komunikimet e C.E.S.P.-it dhe menaxhimi i imazhit te saj do tu besohet nje ose disa organizmave private nen pergjegjesine e Byrose Ekzekutive dhe mbas nje marreveshje me Komitetin Ekzekutiv nga nje votim me shumice absolute.

 

KREU IV

AMANDAMENTE DHE RESPEKTIMI I STATUSIT

 

Neni 34

Modifikimi i statutit kerkon nje vote me shumice me dy te tretat ne Kongres.

Modifikimet e statutit behen efektive mbas aprovimit ne Kongres

 

Neni 35. Komisioni in Verifikimit dhe Debateve

  1. Cdo tre vjet gjate Kongresit, Keshilli Europian i Sindikatave Policore duhet te caktoje midis anetareve  nje Komision Verifikimi dhe te Debateve si pergjegjes per verifikimin e statuteve dhe te konfikteve ne varesi te tyre.

Komisioni duhet te kete 5 vete vetem nje prej tyre duhet te jete anetar i Byrose Ekzekutive

 

  1. Ky komision do te jete pergjegjes per:

–          Verifikim te kandidaturave per Byrone Ekzekutive te Keshilli Europian te Sindikatave Policore dhe te monitorimit te procedurave te zgjedhjes ne keto raste ne perputhje me nenin 14

–          Vendosjen e cdo debati qe mund te coje ne shqetesimin e funksionimit te organeve te cilat perfaqesojne Keshillin  Europian te Sindikatave Policore

–          Instruktimin dhe prezantimin ne Kongres te procedurave te kerkesave te perjashtimit te anetareve ne perputhje me nenin 15 ne raste te shkeljes se statutit te Keshillit  Europian te Sindikatave Policore apo te nje qendrimi kundra ketyre statuteve

 

KREU VI

SHPERBERJA E ORGANIZATES

 

Neni 36

Vetem Kongresi mund te shpalle shperberjen e C.E.S.P.-it. Ai kerkon nje votim unanim nga cdo delegacion.

Ne nje rast te tille Kongresi do te caktoje nje komision likuidator brenda anetareve te tij.