LENDA: Në vijim të kërkesës për firmosjen e Kontratës Kolektive të Punës.
DREJTUAR: Drejtues Madhor Ardi VELIU
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
T i r a n ë
Nisur nga kërkesat tona të vazhdueshme, për nevojat e një bashkërendimi të detyrimeve në konformitet me ligjet në fuqi, dhe vullnetit të kontraktuesve nga të dyja palët, përgatitëm dhe ju dërgojmë projektin e Kontratës Kolektive të Punës, të hartuar dhe të përditësuar me ndryshimet e ndodhura në legjislacionin në fuqi.
Ky projekt i Kontratës Kolektive e Punës, që ju dërgojmë vjen si pasardhëse e kontratës ekzistuese në fuqi e mbështetur në legjislacionin ekzistues, ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, ligjit nr. 7961, dt. 12.07.1995 “Kodi i Punës së R.SH.” i ndryshuar, si dhe në ligjet e tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.
Varianti i ri paraqitet i përmirësuar duke reflektuar ndryshimet përkatëse në legjislacion, njëkohësisht duke marrë në konsideratë edhe kontrata të ngjashme ndërkombëtare siç janë, ato të policive të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë etj.. Po kështu janë marrë në konsideratë kontratat e sindikatave të institucioneve tona, si të arsimit e të shëndetësisë etj.
Kujtojmë, se Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, është e njohur dhe e rregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 3761, dt. 17.05.2007, si dhe është anëtare e Bashkimit të Sindikatave Europiane Policore (CESP) që nga viti 2010, ku paguan rregullisht kuotizacionin vjetor të anëtarësisë në CESP prej një euro për çdo anëtar në vit.
Ndalimi arbitrar i derdhjeve të kuotizacionit nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me një urdhër verbal të tij, e kryer në shkelje të nenit 8 të Kontratës Kolektive të Punës në fuqi, ka shkaktuar dëm të konsideruar financiar Sindikatës, duke vështirësuar dhe penguar Forzest 100mg pill work usa generic viagra excellently and lets you have a great time just the way you desired. Also there are psychological factors such as online sales viagra stress, performance anxiety, guilt feeling, lack of sleep, marital or relationship issues are the major reasons of low erotic drive in men. Rooting out a Phobia Start with a GP in case the symptoms of extreme fear (dizziness, nausea, sweating, palpitations) have a physical basis such as a heart attack for the buy viagra buy layman. One should generic levitra canada robertrobb.com immediately visit the doctor. veprimtarinë normale të saj.
Ky veprim i njëanshëm i institucionit, nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si palë nënshkruese e kontratës, ka sjellë habinë dhe reagimin e Bashkimit të Sindikatave Europiane Policore (CESP).
Si organizatë Sindikale, me një sasi e cilësi të tillë anëtarësh në të gjithë vendin në Policinë e Shtetit, me e madhja nga të gjitha Sindikatat e strukturave te Administratës Publike, as nuk mund të neglizhohet, as të mënjanohet në aktivitetin e saj,si partner, në vendimmarrje, për përmirësimin e jetës sociale e profesionale të Punonjësve të Policisë.
Mendojmë se vlerësimi zyrtar nga ana juaj i këtij proçesi ligjordo ndihmojë në realizimin bashkëpunimin konkret ndërmjet palëve tona.
Mbetemi në pritje të përgjigjes nga ana Juaj, për sugjerimet dhe për bashkëfirmosjen e kësaj kontrate në një kohë sa më të shpejtë.
Për më tepër në vëmendjen Tuaj, bashkëlidhur ju dërgojmë;
- Projekt Kontratën Kolektive të Punës, në dy kopje;
- Përgjigjen e Ministrisë Brendshme me nr. 1766/1, dt. 12.3.2018.
- Rezolutën finale CESP- it, Tetor 20-21, 2017,
- Letrën e dërguar nga CESP – i, shefit të kabinetit të Ministrit të Brendshëm, dt. 8.03.2018.
- Vërtetim, dt. 23.02.2018, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ‘Zyra e Regjistrimit të Sindikatave’
Me Konsideratë,
KRYETARI
Sadetin FISHTA