SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Policia Shtetit

Në fillimet e shtetit shqiptar e deri në fund të vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes së rendit ishte xhandarmëria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila më tepër kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javë pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit.

Qeveria ngarkoi për të kryer detyrat e një xhandarmërie Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor të parë Halim Gostivarin.

Për nevoja të qeverisë, hynë në këtë shërbim edhe rreth 70 oficerë të larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana tjetër, në maj 1913, Esat pashë Toptani formoi në Durrës një qeveri dhe një batalion xhandarmërie nën komandën e Tajar Tetovës.

Moreover, it is effective and safe as original find this link order cialis. In free viagra samples fact you are bound to be accredited and certified. Side effects: Low blood pressure, Headaches, stomach upset, diarrhea, Facial flushing try this link acquisition de viagra (reddening), Symptoms like flu, stuffy or runny nose, Nausea. Sildenafil citrate is the key component viagra pills wholesale that is included in the packaging where applicable. Arma e Xhandarmërisë mori paksa formë aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione të drejtuara nga maj. Hysen Prishtina në Vlorë, nga kap. Ali Tetova në Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati në Elbasan. Xhandarmëria caktoi edhe uniformën e rregullt të saj gri-jeshil, jakën kuq e zi, kësulën pa strehë dhe gradat në pjesën e përparshme të jakës. Më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicise shqiptare. Qeveria më 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e përkohshëm mbi krijimin e xhandarmërisë së jugut.

Në mars 1914 erdhën disa oficerë të tjerë holandezë, të cilët shpërndanë 4 detashmente të krijuara më parë. Këta oficerë ishin të ngarkuar nga fuqitë e mëdha për të bërë organizimin e forcave të armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit në Durrës, në krye të policisë vjen Veli Vasjari.

Sipas kushtetutës së parë të vendit, kapitullit IX të Statusit Organik të Shqipërisë, në Forcat e Armatosura bënin pjesë Xhandarmëria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë.

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, formimi i qeverisë së re më 25 dhjetor 1918 mblodhi shumë oficerë e kuadro të tjerë me shpresën se po fillonte më në fund të lëvizte pushteti përmbarues në vend. Nën komandën e Haki Ismail Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua një forcë xhandarmërie. Më pas, Ismail Haki Tatzati u emërua komandant batalioni në Berat, ndërsa në Durrës e Elbasan, përkatësisht major Kasem Qafëzezi dhe major Mustafa Aranitasi. Në Tiranë u hap një shkollë për aspirantë dhe për xhandarë. Në gusht 1919, u formuan batalione xhandarmërie në qendrat e prefekturave.