SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Projekt Kontrate

Ne baze te nenet 83 te ligjit 108/ 2014 ‘Per Policin e Shtetit i ndryshuar, shum shpejt midis Drejtorit te Pergjithshem te Policis se Shtetit dhe Sindikatës se Punonjesve te Policis do te nënshkruhet “Kontrata Kolektive e Punës” ku përfshihen te gjitha aktet ligjore e n/ligjore ne fuqi, qe rregullojnë mardhenjet e Sindikatës e te punonjesve te policis me Drejtorin e Pergjithshem si punëdhënës.Kontrata e re Kolektive do te konsolidojë pozitat e punonjesve te policis si punemarres ne te gjitha te drejtat e përfitimet qe u jep legjislacioni ne fuqi.

Projekt kontrata me poshte :

REPUBLIKA E SHQIPËRISË                                     REPUBLIKA E SHQIPËRISË                                                                                                                                                                                                            Drejtoria Përgjithshme e Policisë  së Shtetit            Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit              ______________________________________________________________________________________

Nr.____ Prot.  Tiranë, më ___. ___. 2021                                Nr. ____ Prot.  Tiranë, më ___. ___. 2021

KONTRATË  KOLEKTIVE E PUNËS

Sot më datë     /     / 2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lidhet Kontrata Kolektive e Punës ( në vijim kontratë), ndërmjet palëve:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si institucion i administratës shtetërore dhe person juridik në varësi administrative të Ministrit të Brendshëm për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis NANO, dhe ;

Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, e regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Sindikatave të Shqipërisë si Sindikatë e pavarur e njohur me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr. 3716, datë 17.05.2007, ku provohet  ligjërisht identiteti i saj si  “Person Juridik”, me  përfaqësues,  Kryetar  Zotin Sadetin FISHTA.

Sa më sipër, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, konfirmohet ligjërisht nga Punëdhënësi për nënshkrimin e kësaj kontrate, si partner social përfaqësuese e punëmarrësve  në  Policinë e Shtetit.

Palët, konfirmojnë se arritën të hartojnë dhe të nënshkruajnë tekstin përfundimtar të kësaj Kontrate Kolektive të Punës,  me përmbajtjen si më poshtë vijon.

P Ë R M B A J T J A

Hartimi i Kontratës Kolektive të Punës bazohet në vazhdimësinë e Kontratës Kolektive të Punës, ekzistuese me nr. 1966, datë, 03.04.2009, duke bërë rregullimet e nevojshme në përshtatje e përputhje me ndryshimet e legjislacionit të marrëdhënieve të punës dhe të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, si dhe të akteve të tjera ligjore në zbatim të tij.

Kjo Kontratë Kolektive e Punës, përmban dispozita mbi kushtet e punësimit, lidhjen, përmbajtjen, hartimin dhe përfundimin e kontratave individuale të punës, formimin profesional, si dhe marrëdhëniet  midis palëve kontraktuese.

Kontrata kolektive vendos punëdhënësin dhe punëmarrësin në raporte të detyrueshme të krijuara nga marrëdhëniet e palëve në marrëveshje kolektive si persona  juridik.

Kontrata Kolektive nuk përmban dispozita më pak të favorëshme për punëmarrësit se ato të ligjeve në fuqi, me përjashtim të rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj  (neni 159, pikat  1,2 dhe 3 i K. Punës).                                                                             

Neni 1

Qëllimi dhe objekti 

 Qëllimi dhe objekti i Kontratës Kolektive të Punës është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punëve në fushën ekonomiko – sociale e profesionale ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë  së Shtetit, dhe Sindikatës Punonjësve të Policisë së Shtetit,që konsiston në:

– Partneritetin e besueshëm ekonomiko – social e profesional të marrëdhënieve ndërmjet palëve nënshkruese të Kontratës Kolektive.

– Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave e punonjësve të Policisë së Shtetit, anëtarë të Sindikatës në të gjitha institucionet policore në shkallë vendi.

– Kontributin e dyanshëm të zhvillimit të reformave ligjore e profesionale në Policinë e Shtetit.

– Rritjen e performancës në punë të punonjësit të policisë duke dhënë secila palë kontributin e saj në luftën kundër korrupsionit brenda  rradhëve të Policisë.

– Zhvillimin e dialogut social, profesional e konstruktiv mes palëve dhe me pjesëmarrjen e gjerë të efektivave policore nga  strukturat e Sindikatës dhe të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë, për të gjallëruar lirinë e fjalës e të shprehjes së mendimit  kundër korrupsionit, mediokritetit dhe abuzimeve me detyrën, gjithnjë në kërkim të zbatimit të ligjit,  të shërbimit ndaj qytetarëve e forcimit të shtetit ligjor.

Neni 2

Baza ligjore e Kontratës Kolektive të Punës

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nenet 50 dhe 51.
  • Deklarata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. (Asambleja e Përgjithshme eOKB – së, 10 Dhjetor 1948).
  • Konventa nr.155, e Organizatës  Ndërkombëtare të Punës (Gjenevë 03.06.1981, data e hyrjes në fuqi më 11.08.1983), Konventat  87 e 98, të ratifikuara.
  • Ligji nr. 7961, dt. 12.07.1995  ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar.
  • Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar.
  • Ligji nr.108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’  i ndryshuar.
  • Ligji nr.152/2013 ‘Për Nënpunësin Civil’ i ndryshuar.
  • Ligji nr. 10221, dt. 04.02.2010  ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi’.
  • Aktet ligjore që rregullojnë sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit.
  • VKM nr. 200, dt. 15.03.2017 ‘Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të Policisë së Shtetit’ i ndryshuar.
  • Vendimi nr. 750, dt.16.09.2015 i Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’ i ndryshuar.
  • VKM nr. 256, dt. 25.03.2015 ‘Për kompesimin për privacionet dhe humbjet që i shaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit’.
  • Vendimi nr. 101, dt. 15.02.2017 i Këshillit të Ministrave, ‘Për kohën e punës dhe të pushimit në Policinë e Shtetit’.
  • Vendimi nr. 189, dt. 15.03.2017 i Këshillit të Ministrave ‘Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve, dhe të kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit’.
  • Vendimi nr. 68, dt. 07.02.2017 i Këshillit të Ministrave ‘Për kufijt dhe kriteret e përcaktimit të shpërblimit që i përgjigjet pagës së përfituar në natyrë dhe që i shtohet  pagës për pushimet  vjetore’.
  • Vendimi nr. 331, dt. 22.04.2015 i Këshillit të Ministrave ‘Për mbrojtjen e veçantë të punonjësit të Policisë së Shtetit  që për shkak të detyrës i kërcënohet jeta familja dhe prona’.
  • Të gjitha aktet e tjera  të dalë në bazë e për zbatim të ligjit nr. 108/2014  ‘Për Policinë e Shtetit’ i ndryshuar, si dhe atyre që lidhen me të drejtat dhe detyrimet për marrëdhëniet e punës,  sipas nenit 11 të Kodit të Punës.
It is best to stay away from Kamagra or should not swallow unless talked with cialis canadian prices health care professionals. So, visit the doctor whenever you think or touch something stimulating, your brain sends nitric oxide in form of signals. levitra viagra cialis A new study in Jodents has revealed that 25 % of the couples opt for divorce because of sexual problems in their life. sale cialis At present, more than like this buying viagra in italy half the prescription drugs sold are generic drugs.

Neni  3

Fusha e zbatimit të Kontratës Kolektive

3.1. Zbatimi i kësaj Kontrate Kolektive të Punës sipas pikës 2 të nenit 83 të ligjit nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, përfshin të gjithë punonjësit e policisë  në detyrë, të cilët kanë të drejtë të jenë anëtar Sindikate, me përjashtim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

3.2. Dispozitat e Kontratës Kolektive sipas ligjit janë të detyrueshme për zbatim në të gjitha nivelet dhe strukturat  e Policisë së Shtetit.

3.3. Pala punëmarrëse në nivelet, Departament, Drejtori Qëndrore, Strukturat e Veçanta, Drejtori vendore dhe Reparte Speciale etj., të Policisë së Shtetit, mbështetur në kushtet dhe veçoritë e tyre specifike të punës, mund të kërkojnë shtesë të Kontratës Kolektive, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si pjesë e saj. Kërkesat për shtesat dhe ndryshimet në Kontratën Kolektive  bëhen para nënshkrimit të saj.

Neni  4

Efektet e Kontratës Kolektive në Kontratën Individuale

4.1. Dispozitat e Kontratës Kolektive që lidhen me kushtet e punës, shtrihen dhe rregullojnë drejtpërdrejtë  Kontratat  individuale të punës, të lidhura nga punëdhënësi.

4.2. Kur në kontratën individuale të punës parashikohen kushte dhe të drejta më pak të favorshme për punëmarrësit se dispozita e përcaktuar në Kontratën Kolektive, ky i fundit, ka të drejtë të përfitojë dhe të mbrohet sipas  Kontratës Kolektive e Punës (pikat 1 dhe  2, të nenit 171 të ‘Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar).

Neni 5

Punësimi, pranimi në punë, arsimimi, e drejta për specializim dhe kualifikim

5.1. Të gjithë punonjësit që aktualisht kanë një vend pune në Policinë e Shtetit dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, ruajnë statusin e të punësuarit, si nëpunës civil ose me kontratë për një kohëzgjatje të pacaktuar. Këtë të drejtë e gëzon çdo i punësuar  në Policinë e Shtetit, përsa i përket mbrojtjes ligjore të marrëdhënieve të punës të çdo individi para punëdhënësit, komisioneve disiplinore, të arbitrazhit apo në gjykatë. Sindikata nënshkruese e kësaj Kontrate Kolektive angazhohet dhe mbron vetëm anëtarët e saj që pranojnë anëtarsinë me firmosjen e Deklaratës Personale, bazuar në Kodin e Punës e Statutin e sajë.

5.2. Pranimi në punë bëhet sipas ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, VKM nr. 750 dt. 16.09.2015, ‘Për miratimin e rregullores së Policisë së Shtetit’ i ndryshuar, ligjit ‘Për Nëpunësin Civil”, “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë marrëdhëniet e punës.

5.3. Në çdo rast të pranimit në punë, për kategori të veçanta të personelit që nuk është përcaktuar në ligjet specifike, janë të detyrueshme për zbatim, dispozitat e pikës ‘B’ , Kreu X, të ‘Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.

5.4. Statusi i punonjësit të policisë është ai që përcakton neni 39 i ligjit 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar. Këtë status e gëzon çdo i punësuar që aktualisht është në strukturat e Policisë së Shtetit.

5.5. Punonjësit që nuk janë të anëtarësuar në këtë Sindikatë, përfitojnë nga dispozitat e përgjithshme të kësaj Kontrate Kolektive, që zakonisht përbëjnë standardedhe të drejta universale, por barrën e mbrojtjes para punëdhënësit, para komisjoneve dhe në gjykatë e përballojnë vete.

5.6. Koha e provës për pranimin në punë do të jetë sipas përcaktimit në pikat 1, 2 e 3 të nenit 37 e 38 të ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, ‘Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, ligjit nr. 152/2013, ‘Për nëpunësin civil’, VKM nr. 750, dt. 16.09.2015, ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’, si dhe  aktet e tjera ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës në tërësi.

5.7. Personi që merret në punë për herë të parë, pajiset nga punëdhënësi me Librezë Pune, e cila është unike për të gjithë të punësuarit, sipas modelit të përcaktuar nga organi kompetent, gjithashtu ai nënshkruan me punëdhënësin në dy kopje  kontratën individuale të punës ku njëra vendoset në dosjen personale të tijë dhe tjetra i jepet punonjësit (pikat 1 e 2 të nenit 147 dhe pika 4.1, neni 193 të VKM nr. 750, dt. 16.09.2015, ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’).

5.8. Arsimimi dhe trajnimi për punonjësit e policisë bëhet sipas ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar (nenet 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60) dhe rregullores së Policisë së Shtetit. Sindikata në çdo rast, përfaqëson, mbron e ndjek nga afër ankimimet e anëtarëve gjatë proçesit të zbatimit të tyre.

5.9. Ndërprerja e marrëdhënieve të punës për punonjësit e policisë bëhet sipas nenit 46 të ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, ligjit të nëpunësit civil, e Kodit të Punës.Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë një kontratë pune pa shkaqe të arësyeshme të konsideruara ato sipas shkronjave  ‘a’ ,’b’, ‘c’,  ‘d’ dhe ‘e’ të pikës 1, të nenit 146,  ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.

Zgjidhja e marrëdhënieve kontraktore të punës nga punëdhënësi pa shkaqe të arësyeshme është e pavlefshme. Në këtë rast, punëdhënësi detyrohet t’i paguaj dëmshpërblim punëmarrësit, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

5.10. Kur egzistojnë shkaqe të arësyeshme për zgjidhjen e marrëdhënieve kontraktore të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë ndaj punëmarrësit  këto afate njoftimi:

Një muaj, për të punësuarit që kanë një vit pune;

– Dy muaj, për të punësuarit që kanë dy deri në pesë vjet punë;

– Tre muaj, për të punësuarit që kanë më shumë se pesë vjet punë.

Në mungesë të njoftimit të këtyre afateve, punëdhënësi është i detyruar ti paguajë punëmarrësit, pagën mujore që i korrespondon afatit të njoftimit (neni 143 i Kodit të Punës, i ndryshuar).

5.11. Punëmarrësi fiton shpërblim për vjetërsi në punë, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës midis tyre kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Në këtë rast (zbatohen dispozitat e nenit 145, pikat 1,2,3 të Kodit të Punës). Sindikata mbështet anëtarët e saj, që këtë shpërblim ta përfitojnë duke negocuar me punëdhënësin ose duke e zgjidhur çështjen gjyqësisht.

5.12. Punëdhënësi është i detyruar të ruaj vendin e punës për punëmarrësit në rastet, si më poshtë:

– Për gratë me raport lindjeje.

– Për punonjësit që nuk gëzojnë shëndet të plotë dhe këtë e vërtetojnë me raport mjeksor, për aq kohë sa zgjat paaftësia e përkohëshme. Këtë të drejtë e përfitojnë edhe punëmarrësit që marrin leje kujdes familjar, me ose pa të drejtë page, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Neni 6

Transferimet, lëvizjet, largimet nga puna dhe rikthimi në polici i punonjësit

6.1. Sindikata mbështet kërkesat e anëtarëve të tyre, për ndryshimin  e vendit të punës me kusht që të mos rëndohet, por të përmirësohet pozita e punëmarrësit. Sindikata bashkë me kërkesën e të punësuarit për ndryshimin e vendit të punës i paraqesin punëdhënësit edhe mendimin e tyre me shkrim, të argumentuar .

6.2. Për miratimin ose mosmiratimi i kërkesës për ndryshimin e vendit të punës, punëdhënësi është i detyruar, të njoftojë me shkrim punëmarrësin brënda 30 ditëve pas ndryshimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

6.3. Ndryshimi i vendit të punës me iniciativën e punëdhënësit, transferimi për punonjësit me gradë, bëhet vetëm për raste të parashikuara në nenin 43 të ligjit, nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, dhe të nenit 179, 180 dhe 181 të VKM nr. 750, dt. 16.09.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’. Në çdo rast transferimi i punonjësit të policisë bëhet me vendim të motivuar dhe i komunikohet personit të transferuar.

6.4. Punonjësi i policisë transferohet nga një detyrë në një tjetër brenda të njëjtës gradë që mban, sipas kritereve dhe proçedurave të përcaktuara në Rregulloren e Policisësë Shtetit.

6.5. Punonjësi i policisë, gjatë periudhës dy vjeçare të provës, nuk transferohet, me përjashtim të rasteve të veçanta të miratuara nga Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

6.6. Drejtorët e drejtorive vendore të policisë apo titullarët e strukturave të veçanta, transferojnë punonjës policie të rolit zbatues në funksione që janë brenda juridiksionit të tyre, me kusht që funksioni të mos ketë gradë më të ulët se ajo që mban punonjësi.

6.7. Transferimi i punonjësit të policisë me gradën ‘Nënkomisar’ deri në ‘Drejtues i Parë’, si dhe të gjitha transferimet e punonjësve nga një strukturë në një strukturë tjetër, pamvarësisht nga grada, bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

6.8. Punonjësi i policisë nuk transferohet nëse nuk ka plotësuar afatin minimal prej 2 vjetësh të qëndrimit në detyrë, me përjashtim të rasteve të veçanta të miratuara nga Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

6.9. Në çdo rast trasferimi i punonjësit të policisë, bëhet me vendim të motivuar dhe i komunikohet personit të tranferuar, paraprakisht brenda afatit ligjor.

6.10. Transferimi i përkohshëm i punonjësit të policisë bëhet sipas nenit 45 të ligjit 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuardheVKM nr. 750, dt. 16.09.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’.

6.11. Personat e transferuar nënshkruajnë një kontratë për t’u kthyer në vendin e tyre të punës, sapo shkaku i transferimit të ketë përfunduar. Në këtë kontratë apo marrëveshje përcaktohet koha e qëndrimit dhe kushtet e transferimit midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.

6.12. Praktikat për transferimet dhe lëvizjet e punonjësve të policisë, bëhen në përputhje me legjislacionin ekzistues në fuqi (ligjin nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, VKM nr. 750, dt. 16.09.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’, ligji nr. 152/2013 ‘Për Nëpunësin Civil’ dhe ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë’).

6.13 Ndërprerja e marrëdhënive të punës nga punonjësi i policisë, bëhet sipas nenit 46 e 47 të ligjit nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar dhe të nenit 182 të VKM nr. 750, dt.16.09.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’.

6.14. Zgjidhja e mënjëhershme e Kontratës  Individuale të Punës, bëhet sipas neneve153 deri 158  e ‘Kodit të Punës’, i  ndryshuar,dhe sipas VKM nr. 750, dt. 16.09.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’.

6.15. Punëdhënësi duhet t’u japë përparësi në rimarrjen në punë punëmarrësve të pushuar nga puna për arësye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësit, nëse ai punëson punëmarrës me kualifikim të krahasueshëm (pika 7 neni 148, K.Punës). Rikthimi në polici i punonjësit të policisë bëhet sipas  ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, dhe  të  VKM nr. 750, dt. 16.09.2015 ‘Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit’.  

6.16. Kur Kontrata përfundon me vdekjen e punëmarrësit, punëdhënësi duhet t’i paguaj punëmarrësit pagën e një muaji, duke filluar nga dita e vdekjes së tij, pagën e dy muajve, nëse marrëdhëniet e punës kanë zgjatur për më shumë se tre vjet dhe nëse punëmarrësi lë bashkëshortin, fëmijë të mitur ose në mungesë të tyre persona të tjerë, siç parashikohet në nenin 157, pika 1 e 2 ‘Kodi i Familjes’, si dhe në ligjin për Policinë e Shtetit.

Neni 7

Ndalimi i diskriminimit në punë

  7.1. ‘Diskriminimi’ është ç’do dallim, përjashtim, kufizim apo preference, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të ligjit ‘Për Mbrojtje nga Diskriminimi’, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Repuplikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi.

 Diskriminimi përfshin ç’do dallim, kufizim ose përjashtim që ka lidhje me;

a) shpalljen e vendeve të lira të punës;

b) rekrutimin dhe përzgjedhjen e punëmarrësve;

c) trajtimin e punëmarrësve në vendin e punës, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose ndryshimit të kushteve të punës, trajtimin lidhur me trajnimet profesionale ose gjatë proçesit disiplinorë apo lidhur me pushimin nga puna ose zgjidhjen e kontratës së punës;

ç) anëtarsinë në sindikata dhe mundësinë për të përfituar nga lehtësitë që siguron kjo anëtarësi.  (ligji nr. 10221, dt. 04.02.2010 ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi’).

 Ndalohet ç’do lloj diskriminimi ndaj përfaqësuesve të Sindikatës. (pika 3, neni 181 i Kodit të Punës, i ndryshuar.)

7.2 Gjatë periudhës së provës, testimeve, konkurimit e pranimit në polici, konkurrimit për funksione dhe grada në hierarkinë e policisë, etj, ndalohet ç’do dallim, përjashtim, parapëlqim që bazohet në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike e sindikale, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, e të tjera, të cilat cënojnë të drejtën e individit në shoqëri.

                                                                Neni 8

                                                Detyrimet e Punëdhënësit

8.1. Punëdhënësi është i detyruar të mbrojë e të respektojë personalitetin e punëmarrësit. Ai duhet të parandalojë ç’do qëndrim që cënon dinjitetin dhe personalitetin e të punësuarve. Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve në punë, nuk i lejohet të mbledhë informacione në lidhje me punëmarrësin dhe t’i përdorë ato gjatë punësimit e mbas shkëputjes së marrëdhënieve në punë. (neni 33 i K.Punës)

8.2. Ndalohet puna detyruese kur i kërkohet punonjësit kundër vullnetit të tij, si masë shtrënguese, imponuese, sidomos ndaj atyre punonjësve që kanë ose shprehin bindje në kundërshtim me stafin institucional, rendin politik, ekonomik, shoqëror dhe që marrin pjesë në demonstrime si anëtarë të sindikatës etj.

8.3 Punëdhënësi ka detyrimin të njoftojë punëmarrësin mbi rreziqet e mundshme që lidhen me punën dhe në vendin e punës e shërbimit. Ai ka detyrimin për kualifikimin e punëmarrësit në përdorimin e pajisjeve, mbrojtjen në punë dhe për respektimin e kërkesave ligjore në mbrojtjen e shëndetit, si dhe rregullat e sigurimit teknik.

Neni 9

                                         Kushtet e punës dhe mbrojtja në punë

9.1. Plotësimi i kushteve të punës bëhet në përmbushje të dispozitave të Kodit të Punës, si dhe të akteve të tjera në fuqi. Punëdhënësi është i detyruar të respektojë, aktet ligjore e nënligjore të përcaktuara në kreun e kësaj kontrate për ti siguruar punëmarrësve, punonjës të Policisë, kushte normale në punë, pajisje e veshje personale bashkëkohore, mjete e armatime special për  përmbushjen e detyrave funksionale.

9.2. Punëdhënësi detyrohet të programojë masa për aftësimin profesional dhe njohjen e rregullave të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë të punëmarrësve për parandalimin e aksidenteve dhe ngjarjeve me pasoja për jetën, në përmbushjen e detyrave.  

9.3. Punëdhënësi siguron mjete, paisje dhe materiale të përshtatshme për higjenën personale të punëmarrësve.

9.4. Punëdhënësi merr të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit të punës nga ndotja e ajrit, lëndët kimike, radioaktive, zhurmat dhe dridhjet, si dhe ç’do element të ngjashëm që është i dëmshëm për jetën dhe shëndetin e punëmarrësit.

9.5. Punëdhënësi i siguron punëmarrësit veshje të përshtatshme pune dhe pajisje personale mbrojtëse (PPM) në përputhje me kushtet e punës dhe dispozitat ligjore në fuqi.

9.6. Punëdhënësi merr përsipër të sigurojë ushqim dhe ambjente ngrënie me kushte higjenike të përshtatëshme për punëmarrësit. Ky ambjent do të jetë i pajisur me frigorifer, tavolina, karrige dhe ujë të pijshëm. Punëdhënësi i paguan punëmarrësit shpenzimet për ushqim me një shtesë në pagë e cila nuk duhet të kalojë 20% të pagës mujore. (pika ‘c’, neni  67 i ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, VKM nr. 189, dt.15.03.2017 dhe VKM nr. 68, dt. 07.02.2018).

9.7. Nëambientet e punës ku kushtet janë të vështira, punëmarrësi i kryen ato në përputhje me rregullat e sigurimit teknik. Shpërblimi për këto punë të vështira do të jetë i pandryshueshëm dhe sipas vlerësimit dhe përcaktimit të akteve ligjore në fuqi.

9.8. Punëdhënësi  kryen transportimin pa pagesë të punëmarrësve, të cilët shërbejnë me turne,  larg vendbanimit e vend dislokimit të institucionit të Policisë.

9.9. Nëse në marrëveshje me punëdhënësin, punëmarrësi përdor automjetin privat, për arësye pune ose një tjetër të vënë në dispozicion nga punëdhënësi, shpenzimet e zakonëshme për përdorimin ose mirëmbajtjen e automjetit paguhet nga punëdhënësi. Gjithashtu, nëse punëmarrësi për arësye pune përdorë automjetin e tij në marrëveshje me  punëdhënësin, punëdhënësi duhet të paguajë taksat mbi automjetin dhe primet për sigurimin kundrejt përgjegjësisë civile, si dhe dëmshpërblim për autorizimin. (pika 1 dhe 2 e nenit 127 i K.Punës, i ndryshuar).

Neni 10

      Sigurimi i jetës, kushtet e jetesës e rehabilitimit, sigurimi shëndetësor i veçantë

10.1. Punonjësi i policisë përfiton sigurim jete, sipas përcaktimit të nenit  71, ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar dhe VKM-së  të dalë  në zbatim të këtij ligji.

10.2. Në çdo rast, për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen, punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit, trajtimi financiar i tijë, bëhet sipas ligjit dhe VKM nr. 256, dt. 25.03.2015 ‘Për kompesimin për privacionet dhe humbjet që i shaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit’.

10.3. Punonjësi i policisë pa strehim, ka të drejtën e përfitimit të një kredije me interes të butë. Ky përfitim realizohet sipas pikave 1, 2 dhe 3, nenit 69 të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave të dalë në bazë të këtij ligji.

10.4. Punonjësve të policisë i sigurohet mbrojtje e veçantë, që për shkak të detyrës i kërcënohet jeta, familja dhe prona, sipas pikave 1 dhe 2 të nenit, 72 të ligjit nr. 108/2014, ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, dhe VKM nr. 331, dt. 22.04.2015.

10.5. E drejta për sigurim shëndetësor të veçantë, ralizohet sipas pika 1, 2 dhe 3 të nenit 68 të ligjit nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar. Proçedurat për sigurimin shëndetësor të veçantë dhe strukturat e veçanta që e përfitojnë, sipas këtij neni, bëhen sipas përcaktimeve  të VKM, nr. 21, dt. 18.01.2017.

10.6. Punëdhënësi vë në dispozicion të Sindikatës, për anëtarët, një pjesë të  kapaciteteve hoteliere të Shtëpisë së Pushimit në Durrës, për ta shpërndarë në mënyrë të drejtë e të arsyetuar, për pushim e rehabilitim, gjatë të gjithë vitit, të punonjësve të Policisë, të ish-punonjësve të Policisë në pagesë kalimtare, në pension të parakohshëm apo pension pleqërie dhe të  familjarëve të tyre.

Neni 11

Mbrojtja e veçantë për gratë, ndalimi i punës për gratë shtatzane dhe nënat e reja

11.1. Ndalohet puna e grave shtatzane, 35 ditë para lindjes dhe 63 ditë pas lindjes. Kur gruaja shtatzanë sapo ka lindur dhe/ose gruaja me fëmij me gji vendos të rikthehet por vendi i mëparshëm i punës nuk vlerësohet i përshtatshëm, sipas përcaktimeve në legjislacionin për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, punëdhënësi merr masat e nevojshme për të siguruar përshtatjen e përkohshme të kushteve të punës dhe/ose të orëve të punës me qëllim që të shmangë çdo rrezik ndaj punëmarrëses dhe/ose fëmijës.

11.2. Nëse gruaja vendos me dëshirën e saj, të punojë pas periudhës 63 ditore të paslindjes në marrëveshje me punëdhënësin, për ushqyerjen e fëmijës ka të drejtë që, deri sa fëmija të mbushë 1 vjeç, të zgjedhë:

a)  Një pushim të paguar, prej  2 orësh, brënda kohëzgjatjes normale të punës.

b) Kohëzgjatje pune, të reduktuar me 2 orë, me pagë të njëjtë, sikur të kishte punuar për kohëzgjatjen normale ditore të punës.

11.3. Gruaja gjatë periudhën së shtatzanisë, në marrëveshje me punëdhënësin, ka të drejtë për leje të pagueshme për kryerjen e vizitave mjekësore kur këto janë të nevojshme të kryhen gjatë orarit të punës.

11.4. Kur gruaja shtatzëne dhe/ose gruaja me fëmij në gji e cila vendos të rikthehet në punë gjatë periudhës 63 ditore pas lindjes, bëhet e papërshtatshme për të punuar natën, vërtetuar kjo me raport mjekësor, por që është e përshtatëshme për të punuar ditën, ajo transferohet në një punë të ngjashme ditën, për të cilën është e përshtatshme.

11.5. Për gratë shtatzëna parashikohet pushim ç’do 3 orë, jo më pak se 30 minuta.

Neni 12

Trajtimi i familjarëve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të detyrës.

Punonjësit e Policisë që humbin jetën për shkak të detyrës, pjestarët e familjes së tyre përfitojnë trajtime sipas shkronjave ‘a’, ‘b’, ‘c’, ‘ç’, ‘d’, dh, e, të pikës 1, të nenit 75 të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, si dhe nga aktet e tjera. Rregullat dhe proçedurat e trajtimit të familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës përcaktohen dhe me vendime të Këshillit te Ministrave.

Neni  13

Koha normale  e punës dhe e pushimit, shtesat mbi pagë për kohëzgjatjen e saj

I.  Kohëzgjatja e punës dhe pushimi ditor

1. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë, dhe normale javore jo më shumë se 40 orë, e përcaktur në K. Punës (kapitulli i 9-të) dhe VKM nr. 101, dt. 15.02.2017  “Për kohën e punës dhe pushimit në Policinë e Shtetit”.

2. Për efekt të llogaritjes së pagës orare mujore koha e punës  llogaritet, mesatarisht 174 orë.

3. Punonjësit të policisë i sigurohet një pushim ditor i pandërprerë prej 11 orësh, para marrjes së shërbimit/punës.

4. Shërbimet e policisë, si rregull organizohen sipas një planifikimi 24 orësh, me turne, nga 8 orë secili.

5. Kohëzgjatja e punës natën nuk mund të jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje. Ajo duhet ti paraprihet ose të pasohet në pushim ditor të menjëhershëm.

6. Punonjësi i policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brënda kohëzgjatjes normale ditore të punës, përfiton një shtesë mbi page, në masën:

  1.  20% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00;
  2. 50% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 06:00;
  3. 25%  shtesë për ç’do orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor.

7. Shtesat mbi pagë, sipas pikës 6 të këtij vendimi (VKM nr. 101, dt. 15.02.2017)  paguhen bashkë me pagën mujore brënda një muaji nga dita kur është kryer puna (shërbimi).

8. Për nevoja pune/shërbimi, me urdhër të titullarit të njësisë shpenzuese, punonjësit të policisë mund ti ndërpritet koha e pushimit ditor/javor duke urdhëruar zgjatjen e kohës së punës/shërbimit.

Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 50 orë pune në javë.

9. Zgjatja e kohës së punës/shërbimit urdhërohet nga titullari i njësisë shpenzuese pas kërkesës së eprorit të drejtpërdrejt të punonjësit të policisë.Në rrethana të jashtzakonshme, eprori i drejtpërdrejt mund të urdhërojë zgjatjen e kohës së punës/shërbimit, por ai duhet të njoftojë titullarin e strukturës përkatëse brënda 24 orëve.

10. Urdhëri për kohën shtesë të punës/shërbimit mbi kohën normale duhet të përcaktojë:

a) Arësyen e zgjajtjes së orëve të punës/shërbimit;

b) Kohën e fillimit dhe të përfundimit;

c) Numrin e punonjësve;

d) Koston financiare.

11. Orët shtesë të punës/shërbimit, kompensohen me pushim ose pagesë mbi pagen normale të punës, 25% rritje,kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune, me shtesë 50% të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, feste, apo nga ora 22:00 -06:00.

Kompensimi me pushim i orëve shtesë të punës dhe shërbimit bëhet brënda 2 muajve nga dita kur janë kryer ato.

12. Në rast të pamundësisë së kompensimit të orëve shtesë të punës/shërbimit me pushim, brënda 2 muajve, punëdhënësi duhet t’i paguaj punonjësit të policisë, shtesë mbi pagë sipas përcaktimeve të (nenit 91, pika 1, 2, 3 e K.Punës).  

13. Proçedura standarde e punës për mënyrën e pagës së kohës shtesë të punës/shërbimit mbi kohën normale të punës miratohen me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit.

II.  Pushimet vjetore

1. Punonjësi i policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara, si më poshtë:

a) 40 ditë kalendarike për punonjësit e policisë me gradën ‘Drejtues’ deri   

‘Drejtues Madhor’.

b) 35 ditë kalendarike për punonjësit e policisë me gradën ‘NënKomisar’ dhe  

‘Kryekomisar’.

c) 30 ditë kalendarike për punonjësin e policisë me gradën ‘Inspektor’.

2. Të gjithë eprorëtkanë për detyrë që të sigurojnë kushtet për kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve që kanë në varësi.

3. Planifikimi dhe koha e kryerjes e pushimeve vjetore miratohet nga titullari i strukturës përkatëse, pas konsultimit me punonjësin, pa cënuar vijueshmërinë e punës, brënda muajit shkurt të çdo viti.

4. Punonjësi ka të drejtë të kërkojë kryerjen e pushimit vjetor edhe në periudha të ndryshme, të ndara në përputhje me pikën 1 të këtij kreu.

5. Gjatë kryerjes së pushimeve vjetore punonjësi trajtohet financiarisht, me të njëjtën masë me pagën që ai merr kur ai është në punë/shërbim.

6. Kur, për arësye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brënda vitit, ai duhet të jepet jo me vonë se gjatë muajit Mars të vitit pasardhës. Në mbarim të aftit, ai do të paguhet me shtesë, sipas rregullave në fuqi.

7. Punonjësi që ndërpret marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit trajtohet menjëherë financiarisht për ditët e pushimit vjetor të pakryera, të llogaritura në raport me kohëzgjatjen e tij të punës brënda vitit kalendarik.

8. Kur punonjësi nuk ka kryer një vit të plotë kalendarik pune, kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar përcaktohet në përpjestim të drejtë me kohëzgajtjen e marrëdhënieve të punës së kryer brenda vitit kalendarik.

9. Në çdo rast pushimi vjetor jepet  me urdhër të titullarit në nivel komisariati, drejtorie apo strukture autonome,  në bazë të planifikimit vjetor.

III.  Lejet e pagueshme

Punonjësit të Policisë i jepet leje e pagueshme (VKM nr.101, dt. 15.02.2017) për rastet si më poshtë:

a ) Martesën e tij, 7 ditë;

b) Martesën e fëmijës, 5 ditë;

c)  Lindjen e fëmijës (për baballarët), 3 ditë;

ç) Vdekja e prindërve, gjyshërve, bashkëshortëve, fëmijës, vëllait, motrës,  7 ditë;

d)  Ndrim të banesës, 3 ditë;

dh)  Sëmundje, 7 ditë,

  • Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve të gradave shkencore për punën që kryen,  10 ditë.

lV. Përkujdesja për personat në ngarkim

Në rastet kur personi është i detyruar të përkujdeset për personat në ngarkim të tij, e vërtetuar kjo me raport mjekësor, ai ka të drejtë të përfitojë pushime të paguara, brenda vitit kalendarik, si vijon:

  1. për fëmijët me moshë mbi 3 vjeç, deri në 12 ditë kalendarike;
  2. për fëmijët deri në moshën 3 vjeç, deri në 15 ditë kalendarike;
  3. kur nevojat vlerësohen për më shumë ditë përkujdesje, punëmarrësit mund t’i jepen pushime të pa paguara deri në 30 ditë kalendarike.
  4. kur nevojat vlerësohen për më shumë ditë përkujdesje, punëmarrësit mund t’i jepen pushime të papaguara deri në 30 ditë kalendarike.

V. Përfitimet në rast sëmundje

Në rast sëmundje të vërtetuara me raport mjekësor, punëmarrësi përfiton të drejtën e pagesës në masën dhe formën e përcaktuar në Kodin e Punës dhe në aktet normative për sigurimet shoqërore.

Vl.  Leje pa të drejtë page

a) Për rastet e mësipërme apo rastet e tjera të veçanta, punonjësi i policisë ka të      drejtë të marrë leje pa të drejt page për një periudhë deri në dy muaj ose afatgjatë, deri në 3 vjet. Rregullat dhe proçedurat e lejes pa të drejtë page përcaktohen në Rregulloren e Policisë (neni 66 i ligjit nr. 108/ 2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar).

b) Kujdesi për gratë shtatzane dhe leja e lindjes trajtohen, në bazë të pikave 1, 2, 3 të nenit 64 dhe pikave 1 dhe 2 të nenit 65, të ligjit nr. 108/2014 , “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar.

Neni 14

Sistemi i pagave dhe shpërblimeve

14.1. Punëdhënësi, bazuar në nenin 1 të ligjit nr. 8487, dt. 13.05.1999, “Për kopetencat,  për caktimin e pagave të punës’’ në kuadrin e partneritetit social, në proçesin e hartimit të buxhetit të çdo viti, do të konsultohet dhe të marrë mendimin e Sindikatës nënshkruese të Kontratës Kolektive, përpara se propozimet përkatëse të dërgohen në Qeveri.

14.2. Paga e punëmarrësve do të përbëhet nga paga bazë, shtesat me karakter të përhershëm, shtesat për mënyrë të veçantë pune e shërbimi,për burime rreziku të shtuara për jetën, për kushte të veçanta të vendit të punës, për kompensimin e dëmtimeve shëndetësore nga prania e agjentëve të ndryshëm, që sjellin ndryshime në organizëm dhe në gjendjen fizike e shëndetësore, e të tjera shtesa që janë të miratuara me akte ligjore e nënligjore, si për të gjithë punonjësit e shërbimit publik.

14.3. Punëdhënësi do të realizojë indeksimin e pagave të punës, për shkak të inflacionit të shpallur nga strukturat e specializuara të shtetit. Ai do të justifikojë përpjekjet e tij para sindikatës për realizimin e indeksimit në çdo fillim viti me miratimin e buxhetit.

14.4. Rritja e pagave për punëmarrësit bëhet sa herë që rriten pagat e punonjësve në sektorët e tjerë publik, dhe në çdo rast masa e rritjes së pagës për punonjësit e policisë, në mbrojtje të kësaj kontrate, duhet të sigurojë përparësinë në pagë dhe detyrimisht ruajtjen e raportit të pagave bazë me punonjësit e sektorëve të tjerë publik.

14.5. Pagesa e punëmarrësit do të bëhet konformë sistemit të gradave policore, funksionit që ka fituar, në përputhje me tabelat e pagave për funksion, duke respektuar vlerësimet dhe përcaktimet në vendimet e Këshillit të Minisrave, Kontratës Kolektive, akteve të tjera ligjore, udhëzimeve të ndryshme që dalin nga institucionet ekzekutive.

14.6. Paga e punojësve të policisë përcaktohet nga paga bazë për gradë,  shtesë për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesë për natyrë të veçantë pune (neni 67 i ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar).

14.7. Punëdhënësi merr përsipër që pagesa ndaj punëmarrësve të kryhet në lekë shqiptare, një herë në muaj, jo më vonë se data 5 (pesë) e muajit pasardhës. Kur data e pagesës bie në ditët e pushimit javor apo të festave zyrtare, ato kryhen një ditë përpara.

14.8. Në rast të mospagimit të pagës në afat, punëdhënësi detyrohet të paguajë kamatë në masën sipas përcaktimit të bërë në nenin 120 të Kodit të Punës, i ndryshuar.

14.9. Punëdhënësi evidenton, pasqyron dhe konfirmon zyrtarisht para punëmarrësit çdo

ndalesë të bërë.

Neni 15

 Trajtime, Shpërblime e pagesa të tjera

15.1. Punonjësit e Policisë përfitojnë trajtime, shpërblime e pagesa të tjera si më poshtë:

Trajtimi me ushqim;

– Ndihmë financiare në masën e një page mujore në raste të fatkeqësive në familje;

15.2 Ndihmë të menjëhershme financiare në rast dëmtimi të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, sipas akteve të vlerësimit të dëmit, si dhe procedurat e trajtimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të policisë, sipas shkronjave  ‘a’, ‘b’, ‘c’, ‘ç’, ‘d’, e ‘dh’, të pikës 1 të nenit 67 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar. Procedurat përcaktohen dhe jepen sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.

15.3  Punëmarrësi në ç’do fund të vitit financiar, përfiton një shpërblim deri në një pagë mujore të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës shtetërore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie që pasqyron kohën e punës së kryer nga punëmarrësi gjatë vitit financiar. Punëmarrësit që nuk kanë mungesa në punë, për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit, kanë të drejtën e një shpërblimi jo më pak se një pagë të plotë sipas ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi, ose sipas marrëveshjes së Sindikatave me Qeverinë.

Neni 16

Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës

Punonjësi i policisë, që ndërpret marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit, përfiton trajtim financiar, sipas pikës 1 të nenit 73, të ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar:

a) pagesë kalimtare;

b) pension të parakohshëm suplementare;

c) pension shërbimi;

ç) pension suplementar pleqërije.

Trajtimi financiar për rastet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni bëhet me ligj të veçantë.

Neni 17

Sigurimet shoqërore

Punëdhënësi është i detyruar të derdhë ç’do muaj ndalesat në pagë, në afatet e përcaktuara, në Sigurimet Shoqërore, kontributin për sigurimet shoqërore, shëndetësore e suplementare të punëmarrësve, në bazë të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe të ligjit nr. 10142, dt. 15. 5. 2009  “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së  Shtetit…

Neni 18

Anëtarësimi në Sindikatë, liritë dhe të drejtat sindikale

18.1. Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit në detyrë, në pagesë kalimtare, në pension të parakohshëm apo dhe në pension pleqërie, kanë të drejtë të anëtarësohen në Sindikatë, me vullnetin e tyre.                                     

18.2. Anëtarë të Sindikatës konsiderohen ata punonjës e ish punonjës policie që janë të deklaruar me shkrim, në mënyrë vullnetare, për antarësim në Sindikatën nënshkruese të kësaj kontrate e që paguajnë kuotiziacionin e anëtarsisë, sipas mënyrës dhe masës që përcaktohet nga  Statuti  dhe  neni 117, pika 2,  K. Punës.

18.3. Sindikata organizon mbledhje apo takime mujore, për qëllime sindikaliste gjatë kohës orare të punës, duke vënë në dijeni punëdhënësin më të afërt me shkrim, jo më vonë se 5 ditë përpara.

18.4. Sindikata ka të drejtë të zhvillojë grumbullime e veprimtari brenda apo jashtë institucionit policor, në përputhje me dispozitat ligjore, dhe sipas Kontratës Kolektive. Veprimtaritë sindikale që zhvillohen  në mjediset e institucioneve kryhen pa dëmtuar proçesin e punës.

18.5. Sindikata, ka të drejtë të shpërndajë dhe të publikojë në mjediset e institucioneve, njoftime, gazeta, programe, objektiva, përfshirë këtu Kontratën Kolektive të Punës, dhe dokumente të tjera me përmbajtje të veprimtarisë sindikaliste.

18.6. Ndalohet ndërhyrja e punëdhënësit në organizimin dhe në veprimtaritë sindikale (neni 10 ‘Liria Sindikale’, “Kodi Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar).

18.7. Përfaqësuesit e sindikatës kanë të drejtë të kërkojnë nga punëdhënësi informacionet për problemet që lidhen me të drejtat e anëtarëve të sindikatës, përcaktuar në Statut e   në Kontratën Kolektive të Punës si dhe në aktet e tjera ligjore në fuqi (pika 1 nenit 3 ‘e drejta informimit ‘të ligjit, nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”).

Neni 19

Garancia e të zgjedhurve sindikal nga largimet dhe transferimet

19.1. Zgjidhja nga punëdhënësi e kontratës së punës për përfaqësuesit e organizatës së punëmarësve, pa pëlqimin e kësaj organizate, është e pavlefshme, me përjashtim të rasteve kur punëmarrësi shkel ligjin, kontratën kolektive të punës, kontratën individuale të punës ose nëse punëdhënësi provon që zgjidhja e kontratës është e domosdoshme për veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjes  (institucionit).

19.2. Ndryshimi i kushteve të kontratës së punës të përfaqësuesve të organizatës së punëmarrësve mund të bëhet vetëm me pëlqimin e punëmarrësit dhe kësaj organizate. Punëdhënësi nuk mund të ndryshojë vendin e punës së përfaqësuesve të organizatës së punëmarrësve, edhe nëse ky ndryshim është parashikuar nga kontrata e punës, pa pëlqimin e punëmarrësit dhe të kësaj organizate, me përjashtim të rasteve kur ndryshimi është i domosdoshëm me ligj (neni 181, pika 4,5 e Kodit të Punës).

19.3. Nëse përfaqësuesit e organizatave të punëmarrësve, që veprojnë në shkallë kombëtare, gjatë mandatit të tyre punojnë dhe paguhen nga këto organizata, kontrata e tyre e punës me punëdhënësin pezullohet. Në përfundim të mandatit, pezullimi mbaron dhe kontrata e punës rihyn në fuqi. Që nga ky çast palët kanë të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kontrata e punës (pika 6 e nenit 181 e Kodit të Punës).

Neni 20

Detyrimet e punëdhënësit ndaj të zgjedhurve sidikal

20.1. Për veprimtaritë sindikale brenda dhe jasht vendit, punëdhënësi u jep leje të pagueshme, si dhe u paguan dietat përkatëse të gjithë pjesëmarrësve për sa kohë vazhdon vepritaria. Këto veprimtari konfirmohen nga Kryesia  Qëndrore  e Sindikatës.

20.2. Me kërkesë të Sindikatës të zgjedhurve  të Sindikatave në njësi, degë e anëtarë të  Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar Sindikal, u sigurohet leje e pagueshme për të marrë pjesë në veprimtari, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare  Sindikale.

20.3. Anëtarët e forumeve të larta të Sindikatës, (anëtarët e Asamblesë së Sindikatës)  me  kërkesë nga Këshilli Ekzekutiv i Sindikatës, me miratimin e titullarit të Policisë në institucionin qëndror apo vendor, shkëputen nga puna për të përmbushur funksionet sindikale, në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare. Në të gjitha këto raste punëdhënësi detyrohet të japë leje të pagueshme dhe dietat për sa kohë vazhdon veprimtaria.

Kërkesa bashkë me programin e veprimtarisë i paraqitet Drejtorisë së Përgjithshme apo Vendore të Policisë, 10 ditë para datës kur do të  zhvillohet veprimtaria brenda vendit dhe 20 ditë për jashtë shtetit.

20.4. Kryetari i Sindikatës së Policisë (në Kryesinë Qëndrore), si dhe funksionarë të tjerë të Kryesisë Ekzekutive të Sindikatës, punojnë për llogari të Sindikatës me kohë të plotë pune,  bazuar në “Kodin e Punës së Repuplikës së Shqipërisë” i ndryshuar, dhe në ligjin nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar. Numri i funksioneve me kohë të plotë pune për Sindikatën, përcaktohet në marrëveshje midis palëve.

20.5. Drejtuesit e Sindikatës, me mbi 100 anëtarë, për të mundësuar marrjen me veprimtari sindikale, mbështetur në shkronjën  ‘c’, pika 7 e nenit 181, “Kodi i Punës” i ndryshuar, u reduktohet ngarkesa e punës kundrejt përfitimit të pagesës së plotë (brënda kohës orare të punës), 10 ditë në muaj, dhe mbi 50 anëtarë 5 ditë në muaj.

Neni 21

Detyrimet e punëdhënësit për funksionimin normal të Sindikatës

21.1.  Punëdhënësi krijon kushtet dhe lehtësitë e nevojshme për përfaqësuesit e zgjedhur të organizatave të punëmarrësve për ushtrimin normal të funksioneve të tyre (pika 7, neni 181 i K.Punës).

21.2. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore, i sigurojnë dhe venë në dispozicion  të Sindikatës (njësive, degëve dhe Kryesisë Ekzekutive Qendrore) mjedise pune, salla për mbledhje, zyra dhe pajisje  etj., për zhvillim normal të veprimtarisë Sindikale.

21.3. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i siguron Sindikatës mjedise pune, (zyra dhe paisje për zhvillimin normal të veprimtarisë). Këtë detyrim e kanë edhe Drejtoritë Vendore në Qarqe, Repartet Autonome, për degët sindikale në institucionin policor ku ata punojnë.

21.4. Për të lehtësuar pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve vendore në mbledhjen e Këshillit Drejtues Qëndror të tyre, për 4 mbledhje në vit, drejtoritë vendore, qëndrore policore në qendër dhe në rrethe, mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe dietat, mbi bazën e vërtetimeve me shkrim të lëshuara nga Kryesia Qëndrore e Sindikatës, të firmosura nga kryetari.

21.5. Punëdhënësi, bazuar në pikën 2 të nenit 117 të Kodit të Punës, vetëm me autorizim personal me shkrim pasqyruar në deklaratën individuale, nënshkruar nga vet punonjësi i policies i anëtarsuar në Sindikatë. sipas Statutit, zbret nga paga e tijë  mujore kuotizacionin në shumën e përcaktuar në Statut e deklaratë dhe e kalon atë në llogarinë e Sindikatës. (Bashkëlidhur kësaj kontrate është formulari i deklaratës personale të anëtarësisë së punonjësit të policisë që autorizon dhe punëdhënësin për ndalimin e kuotizacionit).

21.6. Kërkesa zyrtare e Sindikatës, me listat e anëtarsisë të firmosura nga përfaqësuesit e zgjedhur në struktura sindikale në njësi e degë, shoqëruar me nga një kopje të dekleratave personale të anëtarësisë u dërgohen  njësive shpenzuese të institucioneve policore dhe ato brënda datës 10 të çdo muaji, bëjnë  kalimin e kuotizacionit mujor në numrin e llogarisë bankare të Sindikatës.  

21.7. Deklarata personale ku perfshihet në të dhe autorizimi i punemarresit për të ndaluar kuotizacionin, ka vlerë deri në momentin që deklaruesi kërkon me shkrim largimin nga sindikata ku ai ben pjesë dhe kjo e fundit, brënda 30 (tridhjet) ditëve, ka detyrimin t’a bëjë të pavlefshëm atë.   

Neni 22

Komisionet e përbashkëta, koordinatorët

22.1. Për zbatimin e Kontratës Kolektive, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me autoritetin e titullarit, për koordinimin e veprimtarive të përbashkëta, cakton koordinator, në nivel qëndror e vendor.

22.2. Sindikata  ka të drejtë të marrë pjesë në grupe pune e të përfaqësohet me specialistë të fushës në Policinë e Shtetit, për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me interesat e punëmarrësve, të parashikuara në Kontratën Kolektive, e në ligj (pika 1 e nenit 176 të Kodit të Punës).

22.3. Komisionet e përbashkëta, mund të  krijohen në qendër dhe bazë, me pjesëmarrës nga të dyja palët, për të negociuar e zgjidhur problemet e marrëdhënieve të punës, që krijohen gjatë zbatimit  të Kontratës Kolektive të Punës.

22.4. Punëdhënësi dhe Sindikata, përpara bisedimeve për probleme konkrete, të Kontratës Kolektive, detyrohen të vënë në dispozicion të njëra – tjetrës (pala e interesuar palës pritëse) paraprakisht të paktën pesë ditë përpara të dhënat mbi çështjet që do të diskutohen.

Neni 23

Pushimet kolektive nga puna

23.1 Kur punëdhënësi parashikon të bëje pushime kolektive nga puna, ai duhet të njoftoj me shkrim Sindikatën. Njoftimi duhet të përmbajë veçanërisht arësyet e pushimit nga puna, numrin e punëmarrësve që do të pushohen, numrin e punëmarrësve të punësuar normalisht, si dhe kohën gjatë së cilës është parashikuar të kryhen këto pushime.

Vlerësohet pushim kolektiv nga puna përfundimi i marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi për arësye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësin, kur numri i pushimeve nga puna brenda 90 ditëve, është të paktën 10 për institucion policor që ka deri në 100 punonjës; 15 punonjës për institucion me mbi 100 deri 200 punonjës; 20 për mbi 200 deri në 300 punonjës dhe 30 për mbi 300 punonjës.

Punëdhënësi bën këshillime me sindikatën me qëllim që të arrihet një marrëveshje. Këshillimet bëhen brenda  20 ditëve, duke filluar nga data e njoftimit . Pas përfundimit të afatit 20 ditor, punëdhënësi njofton punëmarrësit që do të pushohen nga puna. Për zgjidhjen e kontratës, do të respektohen afatet e njoftimit të parashikuara të nenit 143 të KP.

23.2 Punëdhënësi duhet t’u jape përparësi në rimarrjen në punë punëmarrësve të pushuar nga puna për arësye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësit, nëse ai punëson punëmarrës me kualifikim të krahasueshëm. (neni 148 pika 1,2,3,4,,5,6,7  i K.Punës, i ndryshuar).

Neni  24

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

24.1. Palët bien dakort që kur Kontrata Kolektive nuk zbatohet ose shkelet nga njëra palë, do të bëhen përpjekje të përbashkëta që mosmarrveshjet të zgjidhen me mirëkuptim nëpërmjet rrugës së bisedimeve dy palëshe.

24.2. Për rastet kur vërtetohen shkelje të dispozitave të kësaj Kontrate, që dëmtojnë  Sindikatën apo anëtarë të sindikatës, pala punëmarrëse do të ndjeke proçedurën e mëposhtme për zgjidhjen e tyre:

a) Të punësuarit që kanë ankesa në lidhje me shkeljen e të drejtave të tyre të garantuara nga Kontrata Kolektive, apo individuale dhe aktet e tjera në fuqi, nëpërmjet Sindikatës ku bëjnë pjesë, diskutojnë çështjen me punëdhënësin e institucionit policor .

b) Nëse ankesa nuk zgjidhet me mirëkuptim, sipas pikes 24.1. të këtij neni pala e  interesuar, “Sindikata”, i drejtohet me shkrim institucionit  ku ka lindur ankesa.  

c) Në parashtrimin e ankesës duhet të përfshihen; emri i të punësuarit, anëtarsia në sindikatë, paraqitja e fakteve, përcaktimi i nenit të shkelur në kontratë me referencat përkatëse sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

d) Institucioni qendror ose vendor brenda 10 ditëve, shqyrton ankesën dhe komunikon vendimin me shkrim për ankuesin.

e) Pala ankimuese, ‘Sindikata’, brenda  30 ditëve mund të apeloje vendimin e titullarit të institucionit policor në nivel me të lart.

             f) Nëse pas kësaj procedure, konflikti nuk gjen zgjidhje, pala e interesuar në pozitat e anëtarit me mbështetjen e Sindikatës, brënda afateve ligjore i drejtohet Gjykatës.

Neni 25

E drejta e aksionit sindikal dhe e grevës

25.1. Për arritjen e qëllimeve të tyre në mbrojtjen e kërkesave dhe interesave sociale ekonomike të anëtarëve, kryesisht për probleme që lidhen me pagat, shpërblimet, kualifikimin e punonjësve etj., në mbrojtje të zhvillimit të reformës së modernizimit të Policisë së Shtetit, të rritjes së cilësisë së shërbimit, Sindikata nënshkruese e Kontratës Kolektive, si partner social me punëdhënësin dhe  Qeverinë, do të përdorë në rradhë të parë negocimin dhe dialogun social, për realizimin e kërkesave, duke i trajtuar ligjërisht.

25.2. Nëse rrugët dhe mjetet sindikale që përshkruhen në pikën 1 të këtij neni nuk do të japin rezultat, në kuptimin që do të pengojnë dialogun për zgjidhjen e kërkesave të parashtruara në pikën 1 të neni 50, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që garanton të drejtën e grevës dhe në bazë të pikave 1, 2, 3, 4 dhe 8, 9, 10 të nenit 197, të Kodit të Punës, i ndryshuar, Sindikata nënshkruese e Kontratës Kolektive ka të drejtë të përshkallëzojë lëvizjen sindikale me anë të protestave, manifestimeve e deri te greva e pjesëshme ose e përgjithshme, në përshtatje me kushtet e veçoritë konkrete të shërbimit në Polici.

25.3. Sindikata, pas njoftimit paraprak me shkrim, ka të drejtë të organizojë grumbullime dhe veprimtari të tjera, të ligjshme sensibilizuese e mospajtuese me veprimtarinë e punëdhënësit ndaj interesave të punëmarrësve në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe në përshtatje me kushtet e veçoritë konkrete të shërbimit në Polici.

Neni 26

Rregullat për trajtimin e shkeljeve të disiplinës në punë

Rregullat për trajtimin disiplinës në rastë shkelje, sjelljeve e qëndrime jo korrekte të punëmarrësve në punë, që bien  ndesh me përcaktimet e bëra në akte ligjore e n/ligjore, trajtimi dhe klasifikimi i tyre nga punëmarrësi, bëhet në përputhje me nenin 96 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, dhe Pjesa e pestë, ‘Rregulla për disiplinën’, Kreu I deri VIII i  sajë i miratuar me VKM nr. 750, dt. 16.09.2015 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”.

Në rast të thyerjes së etikës në punë dhe shkeljes së detyrimeve të kësaj kontrate me faj nga punëmarrësit (referuar VM nr. 750, dt. 16.09.2015 Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”), mund të bëhet zgjidhja e menjëherëshme e kontratës individuale të punës, bazuar në nenin 153 të K. Punës.

Neni 27

Detyrimet dhe sanksionet

27.1. Palët kontraktuese janë të detyruara të përmbushin dhe të respektojnë detyrimet që lindin nga Kontrata Kolektive, duke respektuar kërkesat e parashikuara në nenet 169 deri  172 të Kodit të Punës, i dryshuar.

27.2. Pala që shkel dispozitat e kësaj kontrate duke i shkaktuar dëm material, financiar ose moral palës tjetër, detyrohet të zhdëmtojë palën e dëmtuar sipas përcaktimeve të pikës 1 deri në 7, të nenit  202 të Kodit të Punës.

Neni 28

Kohëzgjatja, ndryshimet dhe zgjidhja e kontratës

28.1. Kontrata Kolektive lidhet për një afat të pacaktuar, dhe zbatohet nga data e nënshkrimit të saj (pika 1 dhe 2 e nenit 140  e Kodit të Punës, i ndryshuar).

28.2. Kontrata kolektive e punës mund të pezullohet ose të pushojë së ekzistuari para kohe, vetëm me mirëkuptim  midis palëve kontraktuese ose me vendim Gjykate të formës së prerë.

28.3. Kur paraqiten rrethana të reja që nuk mund të parashikoheshin dhe që dukshëm diktojnë nevojën e ndryshimeve në kontratë dhe mendohet se sjellin përmirësim të kontratës, palët kontraktuese mund të ndërmarrin bisedime dhe me mirëkuptim bëjnë ndryshimet përkatëse.

28.4. Çdo akt ligjor apo nënligjor që del nga instancat shtetërore përkatëse dhe që lidhen me nenet e sipërcituara,  detyrimisht duhet të gjejnë pasqyrim edhe në këtë kontratë.

28.5. Palët nënshkruese, kanë të drejtë të paraqesin, pas 6 muajve të hyrjes në fuqi të kontratës, kërkesat dhe mendimet  konstruktive, për t’u diskutuar e ndryshuar në vijimësi atë.

28.6. Mospajtimet për realizimin e ndryshimeve të kësaj kontrate,  dhe mosmarrëveshjet e tjera, në radhë të parë do të zgjidhen me mirëkuptim. Kur bisedimet nuk japin rezultate atëhere sejcilës palë i rezervohet e drejta të kërkojë zgjidhje në rrugë gjyqësore.

Neni 29

Dispozitat të fundit

29.1. Palët me pëlqim të dyanshëm, mund ti bëjnë plotësime dhe ndryshime Kontratës Kolektive, gjatë periudhës që ajo është në fuqi, në përputhje me ndryshimet që mund të ndodhin në legjislacionin e vendit ose të policisë që lidhen me proçesin e reformimit e të modernizimit të saj.

29.2. Kjo kontratë kolektive mund të zgjidhet nga palët duke respektuar procedurat që përcaktohen në dispozitat përkatesë të Kodit të Punës. Dispozitat e  Kontratës Kolektive përbëjnë standarde dhe janë të detyrueshme për punëdhënësit dhe punëmarrësit.

29.3. Rastet që nuk parashikohen në  këtë kontratë do të zgjidhen sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Neni 30

Depozitimi

30.1. Kontrata Kolektive e punës përpilohet në gjuhën shqipe, në 4 kopje origjinale, të barasvlershme midis tyre, të cilat nga një kopje depozitohet në institucionet, sa më poshtë :

  • Ministrinë e Brëndshme.
  • Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Ministrinë Përgjegjëse për Sindikatat .
  • Sindikatën e Punonjësve të Policisë së Shtetit.

30.2. Palët nënshkruese të Kontratës Kolektive informojnë dhe dërgojnë kopje në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për njohjen e zbatim e saj.

Neni 31

Hyrja në fuqi

Kjo kontratë hyn në fuqi në ditën e nesërme pas nënshkrimit të saj nga të dy palët.

Kontrata ekzistuese në fuqi, nr. 1966, dt. 03.04.2009, me hyrjen në fuqi të kësaj kontrate shfuqizohet. 

PALËT NËNSHKRUESE

PUNËDHËNËSI                                                                             PUNËMARRËSI

Për  Drejtorinë e Përgjithshme të                                                     Për Sindikatën e Punonjësve të     Policisë së Shtetit                                                                                    Policisë së Shtetit

DREJTORI I PËRGJITHSHËM                                                             K R Y E T A R IDrejtues Madhor Gledis NANO                                                             Sadetin  FISHTA

Category: Uncategorized