Tiranë më 20/07/2014
Deklaratë për shtyp
Sindikata e punonjësve të policisë, prej disa kohësh po përpiqet të bindë drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme për të komunikuar në rrugë institucionale për përmbushjen e detyrimeve të veta në bazë të Statutit dhe Kontratës Kolektive të Punës.
Për të realizuar këto detyrime të punëdhënësit, Sindikata i është drejtuar në të gjitha rastet me kërkesa Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm, por deri më sot, të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër.