Tiranë më 20/07/2014
Deklaratë për shtyp
Sindikata e punonjësve të policisë, prej disa kohësh po përpiqet të bindë drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme për të komunikuar në rrugë institucionale për përmbushjen e detyrimeve të veta në bazë të Statutit dhe Kontratës Kolektive të Punës.
Për të realizuar këto detyrime të punëdhënësit, Sindikata i është drejtuar në të gjitha rastet me kërkesa Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm, por deri më sot, të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër.
Fakti që këto probleme janë ngritur deri në nivel të strukturave sindikaliste europiane e bën urgjent reagimin e institucioneve përkatëse që kanë detyrime ligjore që të bashkëpunojnë për të gjitha problemet e ngritura nga sindikata.
Përveç rasteve të mosinformimit nga punëdhënësi për të gjitha problemet e marrëdhënieve të punës së punonjësve, siç janë largimet, transferimet dhe pranimet në polici, dhënia e masave disiplinore etj, për të cilat ne i jemi drejtuar edhe gjykatës, veprimi i fundit më flagrant i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që shkëput totalisht marrëdhëniet me Sindikatën e Policisë, është nxjerrja e një urdhri të paligjshëm për heqjen e zyrave në përdorim të Sindikatës, pa negociuar për ambiente të tjera pune, siç parashikohet në urdhrin e mëparshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë prej më shumë se katër vitesh.
Në këto kushte, punonjësi i policisë “mbrohet” vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili mban përgjegjësi për të gjithë veprimet e lartpërmendura. Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, duke qenë pjesë e Sindikatës Europiane të Policisë, ka kërkuar nga të gjitha sindikatat simotra dhe përfaqësuesit e tjerë në Këshillin Europian mbështetje për të ndryshuar situatën në favor të punonjësve të policisë.
It order viagra check out that now boosts blood circulation and relieves you from anxiety, stress and depression. http://amerikabulteni.com/2018/02/03/super-bowl-nedir-amerikalilar-icin-neden-bu-kadar-onemli/ cialis prescription This is not to say that men in the UK and around the world face. The key ingredient is developing practical mitigations and executing on them through robust project and commercial plans. cialis cheap fast There are many other effective reasons to buy kamagra for your erectile problems, you sildenafil without prescription can simply visit an online retailer of Kamagra and other ED drugs.
Fakti që ne si Sindikatë nuk na është dhënë e drejta të marrim pjesë me përfaqësuesit tanë në grupet për hartimin e draftit të ligjit për Policinë e Shtetit si dhe largimin dhe transferimin nga detyra të disa drejtuesve të sindikatës, tregon se këto veprime nuk janë të rastësishme. Vetë ndryshimet që i janë bërë ligjit të Policisë së Shtetit, në kapitullin për marrëdhëniet e punëdhënësit me sindikatat, bie ndesh me të drejtat që kanë qenë të fituara me ligjin e mëparshëm dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një hap prapa për të drejtat e punonjësve të policisë dhe organizimit sindikal.
Po ashtu, ne tërheqim vëmendjen e dy strukturave ndërkombëtare, që janë të atashuara pranë Policisë së Shtetit, PAMECA IV dhe ICITAP, të cilat nuk duhet të kishin dhënë pëlqimin e tyre për ligjin e ri të policisë, pa u konsultuar me Sindikatën, ndërkohë që kanë qenë në dijeni për marrëdhëniet e ngrira ndërmjet nesh dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këtyre dy strukturave u lutemi gjithashtu që të këshillojnë drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme për t’i rikthyer ambientet e punës Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me ato kushte siç kanë ambientet e veta (PAMECA IV, ICITAP dhe OSBE), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Lidhur me shqetësimin tonë ka reaguar edhe Nënkryetari i OJF-ve pranë Këshillit të Europës, Gerard GRENERON, i cili njëkohësisht është sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Europiane të Policisë (CESP), duke kërkuar reagimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm. Ai u është drejtuar me një letër Z. Tahiri dhe Z. Didi, prej të cilëve kërkon zgjidhje për situatën e krijuar me sindikatën e policisë (bashkëngjitur do të gjeni dy letrat e tij origjinale) KLIKO KETU PER TE LEXUAR LETREN
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit është e përgatitur të mbrojë të drejtat e veta dhe të anëtarëve të saj me të gjitha mjetet demokratike që parashikon ligji dhe Kushtetuta.
Sindikata e Policise