SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Kërkesë për zbatimin e detyrimeve sipas Kontratës Kolektive të Punës

Kërkesë për zbatimin e detyrimeve sipas Kontratës Kolektive të Punës, drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Tiranë, më 22.11.2013

Në Kontratën Kolektive të Punës së lidhur midis punëdhënësit Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe punëmarrësit përfaqësuar nga Sindikata e Punonjësve të Policisë Shtetit është rënë dakort për zbatimin e përpiktë  të kërkesave, të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara ne nenin 16 të kësaj kontrate.

Sipas nenit 11 paragrafi i fundit i kontratës, në raste shkurtimesh organike për shkak të ndryshimeve strukturore në Policinë e Shtetit, punëdhënësi konsultohet më parë me drejtuesit e sindikatës duke i njohur me të gjithë faktorët e kushtet që e detyrojnë të ndërmarrë këtë veprim, humbjet e përfitimet që u shkaktohen anëtarëve të sindikatës dhe mënyrën e riparimit të tyre.

Ky konsultim ka për qëllim te përqendrohet te masat e nevojshme për mënjanimin apo reduktimin e shkurtimeve dhe te ndikimit te tyre tek punonjësit. Në Procedurat Standarde per Menaxhimin e Burimeve Njerezore që normojnë edhe procedurat e ndryshimeve strukturore, është parashikuar se kur Policia e Shtetit planifikon të ndryshojë strukturën, ka detyrimin të njoftojë me shkrim Sindikatën e Policisë.

Feeling totally devastated and breathless by the loss of premature eggs from the ovary. viagra sales uk Erectile purchasing viagra brokenness or Ed is a therapeutic condition brought about fundamentally because of the solidifying of the member. The main reason behind the introduction of the Silagra was the high cost of the branded viagra prescription, thus it was beyond the reach of general mass. Some questions cheap levitra may come to the patient’s mind. Në këtë njoftim jepet informacion për arsyet e ndryshimit,  numrin e punonjësve qe shkurtohen ose shtohen si dhe afatet kohore për ndryshimet. Konsultimi nuk duhet te zgjasë me pak se 20 dite.

Deri sot nga ana juaj nuk është bërë ky konsultim me drejtuesit e sindikatës sic eshte parashikuar në kontratë.

Ndërkohë sipas akteve te sipercituar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë duhet të merren masa për ndërprerjen e pranimeve dhe ripranimeve, si dhe ndërprerjen e të gjitha transferimeve të punonjësve, por dhe të respektohen kriteret që punonjësit që largohen nga struktura ku ka shkurtim funksioni të jenë ata me  kohe me te vogël qëndrimi ne atë grade, vjetërsi me te vogël shërbimi ne ketë lloj shërbimi , dhe aftësi e performance me te ulet gjate tre viteve te fundit, sipas vlerësimeve individuale te punës apo analizave periodike te punës.

Sipas nenit 12 pika 7 të Kontratës Kolektive është parashikuar se “të zgjedhurit në organet drejtuese në cdo institucion policor nuk mund të largohen nga puna, as të lëvizen pa u marrë më parë mendimi sindikal i palës përfaqësuese e nënshkruese”. Një përcaktim i tillë është parashikuar dhe në nenin 181 të Kodit të Punës.

Për sa sipër, jemi në pritje të përgjigjes suaj brenda afatit ligjor,  për realizimin e konsultimit dhe dhënien e informacionit të sipërcituar.