[CONTACT_FORM_TO_EMAIL]CESP, kërkesë autoriteteve më të larta për gjendjen e policisë
Letra e plotë e Këshillit Europian i Sindikatave Policore
Kërkesa e Kryetarit të Sindikatës së Punonjësve të Policisë Shqiptare, Sadetin Fishta, për situatën e krijuar në polici, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Këshillit Europian të Sindikatave Policore (CESP). Sekretari i Përgjithshëm i CESP, Gerard Greneron, i është drejtuar me një letër autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre për zbatimin e ligjit për policinë dhe Kontratën Kolektive të lidhur mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Kryetarit të Sindikatës. Letra u është drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar NISHANI, Kryeministrit Edi RAMA, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir META dhe Ministrit të Brendshëm, Saimir TAHIRI.
Letra e Plotë
Këshilli Europian i Sindikatave Policore (CESP) është një organizatë joqeveritare, pranë Këshillit të Europës, anëtarët e së cilës janë Lidhje Policore dhe Sindikata nga 20 vende Europiane, disa prej tyre anëtare të BE-së. Objektivi i saj është të mbrojë interesat dhe të drejtat, kryesisht të drejtat sociale, të anëtarëve të saj, duke përdorur tërë mjetet ligjore, Marrëveshjet Kolektive dhe dialogun social.
Si Sekretar i Përgjithshëm i CESP, unë ju drejtohem Juve në lidhje me gjendjen në Policinë Shqiptare, veçanërisht forcave policore të bashkuara në sindikatë si dhe të përfaqësueseve të tyre sindikalistë.
Some examples are: arthritis, heart diseases, neurological disorder, chronic diseases, hormonal imbalance, alcoholic viagra usa mastercard addiction and drug abuse are some of the physical causes. So each time she was single and started seeking a new relationship, sub-consciously her brain was drawn to the familiar, recognizable “comfort zone of DIS-comfort.” Comfort zone is not limited cialis online sales to a relationship; it spans many aspects of one’s life and choices. Never put your health at danger to spare not many pounds. order viagra uk I’ve even heard stories about how, in one country, the generic sildenafil tablets molineanimalaid.org is nothing more than a placebo dyed blue in a cement mixer. Unë jam informuar nga anëtari ynë, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit (SPPSH) në lidhje me një sërë shkeljesh të Kontratës Kolektive, sa i përket marrëdhënieve të Sindikatës me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Artan DIDI.
Një nga shkeljet është largimi i mbi 350 punonjësve të policisë nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm, pa negociuar me Sindikatën, ku arsyeja e vetme në këto urdhra largimi është “ndryshime strukture”, gjë që bie ndesh me pikën 11 të paragrafit të fundit të Kontratës Kolektive të Policisë Shqiptare
Po ashtu, një shkelje tjetër është largimi i përfaqësuesve të Sindikatës, pa negociuar me Sindikatën, e cila bie ndesh me nenin 12, pika 7 e Kontratës Kolektive të Policisë Shqiptare si dhe me nenin 184, pika 5 e Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
Deri më tani, Gjykatat janë shprehur në favor të kolegëve tanë me një limit të rëndësishëm. Por, pavarësisht faktit se disa nga kolegët tanë kanë marrë kompensim, ata nuk janë riintegruar në pozicionet e tyre.
Një numër rastesh janë nën gjykim në Gjykatat Shqiptare. Juristët dhe Avokati Popullit e konsiderojnë këtë një çështje të rëndësishme për autoritetin që duhet të mbrojë sigurinë e brendshme në të njëjtën kohë që disa herë, ata ndihen të pambështetur dhe të neglizhuar nga autoritetet e tyre.
Me parë ka qenë bërë një punë shumë e madhe dhe e mirë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së policisë, përfshirë këtu edhe studimin për situatën dhe trajtimin financiar të punonjësve të policisë. Me këtë rast, CESP-i ka bashkëpunuar edhe me ICITAP e PAMECA. Ky raport ka çuar në një përmirësim të dukshëm të pagave të punonjësve të policisë dhe sidomos për gradat e ulëta dhe të mesme. Kjo eksperiencë na bën aktualisht të ndërgjegjshëm për riorganizimin e Policisë Shqiptare dhe na jep shpresë sot për një përgjigje pozitive nga ana Juaj.
CESP ndjek me vëmendje të madhe ecurinë e këtij rasti dhe do të informojë autoritetet ndërkombëtare Europiane, veçanërisht në kuadër të procedurave të veçanta të shqyrtimit të këtij rasti nga ana e ILO-s, gjë që përbën një shkelje të së drejtës për t’u organizuar.