SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Rezoluta finale e Komiteti Ekzekutiv në Paphos të Qipros

Rezoluta finale e Komiteti Ekzekutiv në Paphos të Qipros

E mbajtur më 28-29 Mars 2014

Bashkimi Europian i Sindikatave Policore (CESP) – si një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare (INGO) në Këshillin e Europës, përfaqëson rreth 350 mijë oficerë policie nga 20 vende (13 nga të cilat janë anëtarë të Bashkimit Europian) – mbajti mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të tij në Paphos nga datat 28-29 Mars 2014.

Tema e Komitetit Ekzekutiv u prezantua nga Z. Andreas SYMEOU, Presidenti i CPA (Lidhja Policore e Qipros): “Marrëdhëniet midis Policisë dhe Rinisë”

Continue reading

Mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Sindikatës me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

Tiranë, më 18.02.2014

Lënda: Mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Sindikatës me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
The dirt in the nails levitra professional cheapest can also give rise to infection. The flow free get viagra of blood from the heart to the whole body tends not to flow into the direction of penile organ fail to receive adequate blood causing poor erection. Nonexclusive tadalafil overnight shipping ought to be overwhelmed by liquor or grapefruit juices before or in the wake of overseeing the measurement structure might causes a provisional weakness in accomplishing penile erection. Thus, this pill has earned the nickname of “Weekend Pill”. generic levitra 40mg: Recommended Dosage and Precautions etc.
Drejtuar: Z. Artan DIDI Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Për dijeni: Misionit PAMECA IV Programit ICITAP Z. Drejtor! Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, në përputhje me objektin e veprimtarisë se saj te përcaktuar ne Statutin e vet, qe nga momenti i krijimit te saj ka pasur ne qendër të vëmendjes mbrojtjen e te drejtave dhe interesave social-ekonomike profesionale të anëtarëve të saj. Për të bërë të mundur realizimin e misionit të vet, ajo ka bërë përpjekjet maksimale, duke bashkëpunuar kryesisht me Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Shtetit, misionet e huaja ICITAP dhe PAMECA qe asistojnë ne Policinë e Shtetit si dhe CESPI (Bashkimi i Sindikatave Europiane Policore), anëtarë të së cilës jemi që nga vitin 2010. Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë realizuar një sërë objektivash dhe konkretisht: Nën monitorimin e përfaqësuesve të Misionit PAMECA III dhe Programit ICITAP është krijuar Komisioni i Përbashkët i përhershëm në nivel Qendror mes Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili ka shqyrtuar çështje të rëndësishme për bashkërendimin e punës mes dy institucioneve në interes të punonjësve të policisë. Në arritjet e këtij bashkëpunimi veçojmë: 1. Përgatitja dhe firmosja e Kontratës Kolektive, e cila u realizua më 4 Prill të vitit 2009, ku janë të parashikuara të gjitha detyrimet dhe të drejtat ndërmjet palëve, siç janë: a) Krijimi i kushteve normale të punës për Kryesinë Qendrore të Sindikatës b) Zbatimi i detyrimeve për derdhjen e kuotizacioneve në afatet e caktuara në llogarinë e Sindikatës nga sektorët e Financës të policisë, etj. 2. Nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është caktuar personi i kontaktit në nivel qendror, funksion i cili është kryer nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë 3. Përgatitja dhe ecuria e procesit për firmosjen e Kontratës Individuale, e cila është e përfunduar, por nuk u është dorëzuar një kopje punonjësve të policisë, detyrim ligjor i përcaktuar në Ligjin e Policisë së Shtetit dhe Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit. 4. Realizimi i Raportit për trajtimin financiar dhe pagat e punonjësve të policisë nga viti 2003-2010 5. Përfshirja e Sindikatës së Policisë në grupet e punës për: a) Hartimin e politikave për problemet e të drejtave ekonomike, sociale, shëndetësore dhe profesionale b) Për kontrollin e zbatimit të marrëveshjes në qendër dhe në bazë (konkretisht për evidentimin e orëve suplementare dhe të natës, lejet e zakonshme dhe dietat) c) Komisionin e Apelimit (Disiplinor), si përfaqësues të punonjësve të policisë d) Rishikimin e kushteve të punës 6. Përfshirja e Sindikatës së Punonjësve të Policisë në programin e punës të Misionit PAMECA IV Në takimet e Komisionit të Përhershëm janë diskutuar të gjitha detyrimet që ka Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ndaj Punonjësve të Policisë, të shprehura në Kontratën Kolektive dhe Individuale të Punës, ku sipas problematikës së shqyrtuar, kanë marrë pjesë drejtues të drejtorive përkatëse, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Vlen për t’u theksuar se monitorimi nga PAMECA dhe ICITAP ka qenë i vazhdueshëm dhe efektiv në të gjitha takimet e lartpërmendura. Duke vlerësuar veprimtarinë e lartpërmendur, kërkojmë një reagim pozitiv nga ana Juaj për të trajtuar kërkesat tona në frymën e kësaj praktike nga e gjithë administrata e Policisë së Shtetit. Theksojmë se bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka munguar që nga muaji Nëntor 2013 e në vazhdim, duke rënë në kundërshti me kërkesat e parashikuara në Kontratën Kolektive, konkretisht në nenin 11, ku përcaktohet qartë se “Përfaqësuesve të Sindikatës nuk u kufizohet dhënia e informacionit që ka të bëjë me të drejtat e anëtarëve të Sindikatës”. Për këtë kërkojmë: 1. Të organizohet një takim i përbashkët në nivel të Komisionit të Përhershëm ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, (sipas praktikës së mëparshme, komisioni takohej çdo dy muaj). Ky komision do të shqyrtojë: a) Dhënia e informacionit për largimet e punonjësve të policisë nga puna për shkak të shkurtimeve të funksioneve apo shkaqeve të tjera b) Mospagesa e dietave dhe orëve suplementare c) Zbatimi i normës javore të punës (problemet e mbingarkesës) d) Dhënia me qira e ambienteve brenda institucioneve policore me qëllim fitimi për subjektet private e) Mosdhënia e Kontratave Individuale për çdo punonjës policie f) Pjesëmarrja në grupet e punës për hartimin e Ligjit të ri të Policisë së Shtetit g) Dhënia e informacionit për kërkesat e tjera që Sindikata i ka drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Në kuadër të shqetësimeve të ngritura nga ne, duam të dimë se cili është, apo do të jetë autoriteti i caktuar nga Ju, si person kontakti me Sindikatën e Punonjësve të Policisë, me qëllim që të përcaktojmë programet e takimeve dhe problemet e tjera në vazhdimësi. Shpresojmë në angazhimin Tuaj për të realizuar kërkesat në interes të përbashkët Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Kryetari Sadetin FISHTA