LENDA: Kërkesë per menaxhimin e planit të ambjenteve të shtepisë së pushimi per
punonjësit e policisë së Shtetit nga Sindikata
DREJTUAR: Zotit Sandër LLESHI Minister i Brendshem
Zotit Ardi VELIU Drejtor i Përgjithshëm i Policisë sëShtetit
Tiranë
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, me vendimin nr.3716 datë 17.05.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjygjsor Tiranë është rregjistruar si person juridik me kohëzgjatje të pacaktuar.
Mardhëniet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrin i ka të rregulluara me Kontraten Kolektive nr.1966 dt.03.04.2009, në bazë të nenit nr.83 pika 4 të ligjit 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit,’ i ndryshuar.
Në kuader të këtyre mardhënjeve, Sindikata ju bën me dije se duke ju referuar dhe akteve të tjera në fuqi, si nenit 2 të Dekretit nr. 204 datë 05.06.1992, i ndryshuar me ligjin nr.8340/1 datë 06.05.1998, ku thuhet se ‘Pasurit e luajtëshme dhe të paluajtëshme sociale, që shërbejnë për edukimin profesional të punonjësve, si shtëpi pushimi etj, kalojnë në pronësi të Sindikatave.
Në munges të Sindikatës së Policisë Policisë e cila deri ne vitin 2001, aktiviteti i sajë ka qëne i ndaluar me ligjë. Shtepia e pushimit të punonjësve në Durrës, aktualisht ka mbetur pronë shtetrore, në fillim me vendim të Qeverije ne pëdorim të Policisë së Shtetit dhe aktualisht të ministris së Brendshme.
Edhe pse ky objekt social duhet të ishte pronë ose në përdorim të Sindikatave të Punonjësve të Institucioneve që përfshihen në juridiksionin e Ministrisë së Brendëshme, ky i fundit po trajtohet si ndermarrje private biznesi me aktivitet të kufizuar, ku në munges të transfarencës në menaxhimin e sajë, abuzohet në mënyrë korruptive duke u shfrytzuar me persona jasht sistemit të Ministrisë së Brëndëshme.
Punonjësit e policisë edhe pse në numer dominojnë, në planifikim janë në fund, dhe pse shum të ngarkuar me shërbime, që rrezikojne më shum se të tjerët në këto situata, nuk u mundësohet vajtja e tyre për pushime në Durrës. Shkak janë dhe cmimet e kripura në raport me të ardhurat për frym nën nivelin jetik të shum familjeve të punonjësve.
However, they should discount price viagra not be treated very differently. At the same time, you also never really need to try and seek help of artificial energy boosters in a bid to improve your generic cialis 40mg sex life. Mental and physical stimulation is must for working of the machine. canterburymewscooperative.com cheap cialis viagra price australia This physician specializes in the diagnosis, treatment, and repair of injuries plus the disorders and diseases that involve the musculoskeletal system.Ky realitet nuk u jep mundësi familjeve të punonjësve të policisë të planifikojnë që të pushojnë për tu reabilituar e relaksuar fizikisht e psikologjikisht me të afërmit e tyre.
Ndërsa për familjarët e policëve të rënë në detyrë, me ligj ‘Shteti’ pushimet e tyre në shtëpinë e pushimit Durrës, duhet tja mundsojë falas.
Deri tani nga informacioni që kemi Policis se Shtetit nuk i është planifikuar as 20% e kapacitetit të shtëpisë së pushimit, megjithese ne total ka mbi 50% të punonjësve që përfshin Ministria e Brendeshme. Në raport me numrin e punonjësve që ka cdo intitucion brenda Ministris së Brendhshme duhet të ishin caktuar aktualisht dhe planifikuar shfrytzimi i ambjenteve te pushimit, ( dhomave) në Durrës.
Kemi kërkuar vazhdimisht dhe kërkojmë që planin e caktuar nga Ministria për punonjësit e policisë në ambjentet e pushimit Durrës ta manaxhojmë bashkarisht strukturat e Sindikatës me Drejtorin e Përgjithshme të Policise pasi ka të bejë me gjendjen ekonomike e financjare të tyre për të cilat Sindikata mund të rimbursoje pagesa shtesë nga fondi i sajë për familjet në nevojë.
Mbajtja peng e fletëve te shtepis së pushimit, mosbërja tranfarente e planifikimit dhe e shperdarjes se tyre ka lënë vend për abuzime me to sic u shprehëm dhe më lart.
Në këto kushte që funksionimi i shtëpisë pushimit Durrës varet nga Ministria Brëndshme, nga SH-A, dhe jo nga Sindikata sic shprehet dekreti i lartpërmendur që është akoma ne fuqi, planifikimi tyre duke ulur numrin e punonjësve të policisë në shtëpin e pushimit Durrës bëhet në mënyrë abuzive nga nenpunës të emruar të ShA-së, që kërkojnë të përfitojnë sa më shum nga “shitja”e dhomave të pushimit shtetasve shqiptar e të huaj nen dorë per shkak te sigurisë me tarifa të kripura , veprime kto të bëra publike vite më parë edhe nga ne. Le të shpresojmë se këtë vit se nuk do ndodhë kështu.!?
Në pritje të një reagimi pozitim nga Ju Zoti Ministë e Drejtor i Pergjithshëm, Sindikata shpreson se duhet diskutuar serjozisht për kërkesat e sajë per mënyren e menaximit e të monitorimin e këtij objekti me shum vlera , me pjesmarrjen të specialistave të fushës dhe të Sindikatës së Policisë.
Duke falenderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin Tuaj.
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit
Sadetin FISHTA