SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Komisjonit te jashtem te vlersimit

                              Tiranë, më   04.09.2019

                                                                                                                                        DREJTUAR:    Komisjonit të Jashtëm të Vlerësimit

T i r a n ë

Duke u bazuar ne shkresen me nr. Prot.33/95,14/88,32/90, datë.01.08.2019,”Dhënje informacion për procesin e vlersimit nga Sindikata,”po ju informojmë  si me poshtë:

Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, me vendimin nr. 3716 dt. 17.05.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është rregjistruar si person juridik me kohëzgjatje të pacaktuar.

Marrëdhëniet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrin i ka të rregulluara me Kontraten Kolektive të Punës, nr. 1966 dt. 03.04.2009, në fuqi,  në bazë të nenit nr. 83 pika 4 e ligjit 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar.

Sot aktualisht  organizata Sindikale e Policisë  ka mbi 7000, anëtarë, nga këto 960 janë femra të cilat marrin pjesë në Forumin e Grave Policore brënda strukturave organizative të Sindikatës.

Sindikata është anëtare me të drejta të plota nga viti 2010 e në vazhdim e Bashkimit të Sindikatave Policore Europjane CESP. Ajo mbron dhe respekton të gjitha të drejtat e punonjësve anëtarë të sajë të parashikuara në ligje e Statut.

– Sindikata kërkon vazhdimisht, zbatimin e  ligjit dhe detyrimeve të Kontratës Kolektive nga të gjith drejtuesit e Policisë së Shtetit.

– Lufton ndaj të gjitha  padrejtësive që ju bëhen punonjësve të policisë në aspektin ekonomik, social e profesional.

– Kërkon në vazhdimësi  përmirsimin e kushteve të punës,  të sigurimit shëndetësor, si dhe ato të mbrojtjes së jetës.

– Ndjek e monitoron zhvillimin e testimeve për pranime të kandidatëve të rinj  dhe për ecurinë në karrjerë të punonjësve të policisë.

– Përfaqëson punonjësit të policisë me statusin e mbrojtësit  ligjorë,  në proceset disiplinore  në komisjonet e apelimit, si  dhe në gjykata etj..

Marrëdhëniet e Sindikatës me Drejtorin e Përgjithshëm nuk kanë qënë institucionalisht   korrekte.

Drejtori i Përgjithshëm, dhe drejtues të tjerë në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk njohin detyrimet e Kontratës Kolektive të Punës në fuqi. Injorojnë  kërkesat e Sindikatës së Policisë për  zhvillimin e lirë dhe pa pengesa të veprimtarive  sindikale brenda institucioneve policore. Ju refuzojnë punonjësve të policisë dhe Sindikatës të drejtën e informimit, sipas procedurave ligjore (ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit).

Aktualisht, kanë mënjanuar pjesëmarrjen e Sindikatës në të gjitha veprimtaritë e Policisë së Shtetit, në veçanti ne komisjone për hartimin e drafteve e të akteve ligjore e n/ligjore, ku përcaktohen të drejtat e përfitimet  e punonjësve të Policisë së Shtetit, (neni 13 i Kontratës Kolektive).

Në vijëshmëri, nuk  kanë zbatuar detyrimet  për zbatimin dhe trajtimin ligjore të problemeve  të ngritura nga strukturat drejtuese të Sindikatës së Policisë së Shtetit në bnazë dhe në qendër, si;

Nga viti 2017 e në vazhdim, Drejtori i Përgjithshëm ka refuzuar pa shkaqe ligjore, të firmos  Projekti-Kontratës së  re Kolektive të ripunuar te paraqitur nga Sindikata me të gjitha ndryshimet dhe përmirësimet e nevojshme ligjore të domosdoshme të pasqyruara në aktet në fuqi, detyrim ky ligjor i palëve për t’u realizuar e zbatuar në afate të përcaktuara ligjore, Kontratës Kolektive si dhe Kodit të Punës, (e pikes 4 te nenit 83 të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar me ligjin nr. 58/2017.)

Në mungesë te plotë te transfarencës dhe vullnetit për të komunikuar e dialoguar, me frymën  e partneritetit me Sindikaten, e për të gjetur zgjidhje e mirëkuptim të problemeve nga drejtues te Lartë të Policisë së Shtetit, detyrime këto që rrjedhin nga zbatimi i Kontratës Kolektive te Punës në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm, ka penguar veprimtaritë e Sindikatës brenda strukturave të Policisë së Shtetit, duke mos lejuar, në shkelje të Kontratës e të ligjit dhe hyrjen e Kryetarit e drejtuesve te tjerë të Sindikatës  në institucione policore për të zhvilluar veprimtarit e sindikatës.

Këto veprime penguese të Drejtorit, i kanë sjellë pasoja të konsiderueshme  Sindikatës. Kanë ulur në masë te konsiderueshme reputacionin ,për shkak të  pamundesive për ti përfaqsuar e mbrojtur në bazë të ligjit si brenda organizatës ashtu dhe jasht sajë në rrugë administrative ligjore,  në veçanti të nenin 13, të Kontratës Kolektive të Punës;

 Për pjesëmarrjen e Sindikatës në të gjitha aktivitetet e Policisë së Shtetit”, që thotë;

Sindikata ka të drejtë të përfaqësohet në të gjitha grupet e punës të cilat marrin në shqyrtim veprimtari që lidhen me interesat e punemarrësve, me qëllim mbrojtjen e tyre, si dhe të kontribuojë me profesionalizëm e përgjegjësi për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit.

Në të gjitha rastet, Sindikata është shmangur në konsulta, si grup interesi nga grupet e punës për  hartimin e drafteve e akteve të tjera ligjore e n/ligjore që kanë dalë e po dalin për  zbatim nga Qeveria e Parlamenti.Në mungesë të pjesëmarrjes së Sindikatës në hartimin e ligjit , sot janë në hyrë në fuqi disa nene  që u mohojnë të drejta punonjësve  të policisë, që parashikohen në Konventat ndërkombëtare,  në Kushtetutën e Shqipërisë e Kodin e Punës, etj.  

 Neni 49 ,  “ Rikthimi në Polici” thotë:

1.Një person mund të rikthehet në polici, vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e  punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të Policisë.

2.Personat, që trajtohen me pension të parakohshëm suplementar ose pension të

  shërbimit, pamvarësisht nga përcaktimi i pikës 1, të këtij neni, nuk rikthehen në polici.

Neni i mësipërm aktualisht sot, ju  heq të drejtën e profesionit të gjith punonjësve tësve të Policis po kaluan dy vjet,dhe për aresye të mungesës së vendeve të “lira’ nuk merren ne punë?!.

Edhe pse gëzojnë të drejten e rikthimit në punë, brenda dy viteve nga koha e lirimit , ‘për shkurtim funksioni’, që kërkon ligji, refuzohen të gjitha kërkesat e tyre në bazë të ligjit për të punuar në polici!. Puna e punonjësit të policisë është profesion, si gjithë profesionet e tjera, të mësuesit mjekut, ekonomistit, inxhinjerit etj., e përcaktuar dhe  e certifikuar në bazë të ligjit 108/2014  “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, si dhe ligjit të arsimit të lartë.

Si i tillë ky profesion i fituar me ligj, gëzon të gjitha të drejtat  Kushtetuese e ligjore që gëzojnë profesionet e tjera,  me bazë arsim të mesëm e të lartë. Punonjësit e Policisë, në këtë rast ‘diskriminohen me ligj’ dhe në raport me punonjësit e tjerë të administratës publike, mbas dy vitesh, këtyre të fundit, ju ndalohet kthimi në punë në Polici në profesionin që kanë.

Sot, edhe pse Policisë së Shtetit, me vendim  të Qeverisë  i janë shtuar  vende të tjera pune policore në funksione të ndryshme, Drejtoria e Policisë, me gjith mungesat e theksuara organike vazhdon të mos pranojë në punë në polici  punonjësit e liruar,  që “Ju është shkurtuar funksioni organik,”me arsyetimin ligjore që parashikon neni 49, i ligjit “Për Policinë e Shtetit”.

Për nevojat organike të Policisë së Shtetit, sot po përgatiten  për t’u marrë 500 kandidatë të rinj, në nivelin zbatues, gradë inspektori në kohë që gjatë vitit 2017-2018 e në vazhdim, janë liruar nga policia, ‘për shkurtim funksioni organik’, pa ndryshuar limitin e përgjithshëm organik, mbi 300 punonjës policie me gradën ‘inspektor’. Me lekët e taksapaguesve shqiptar  janë shkolluar e trajnuar   këto të fundit, dhe aktualisht po vazhdojnë të trajnohen dhe të tjerë. Dhe këto të fundit, vazhdojnë akoma të qëndrojnë pa  punë.

 Po në nenin 91,  “Kufizimi për veprimtari të dyta”  (ndalimi i dypunësimit), thuhet;

1.Punonjësi i policisë nuk mund të punësohet ose të kryej veprimtarit tjetër private me përjashtim të mësimdhënies.!?

2.Ne rastet e mësimdhënies, punonjësi i policisë ka detyrimin të marrë miratimin me shkrim të drejtuesit të strukturës!?

Kushtetuta e Shqipërisë, nuk  ndalon  asnjë  shtetas shqiptar  për t’u dypunësuar. Kufizime bëhen vetëm në rastet  e konfliktit të interesit, (neni 92 ). Aktualisht  në këtë ligj, në Policinë e Shtetit janë krijuar dy standarte, një kategori punonjësish u lejohet, (vetëm mësimdhënie) dhe pjesës tjetër, shumicës, ju ndalohet plotësisht dypunësimi dhe kur nuk ka konflikt interesi?!.

Në nenin 93,  Rregullat për detyrimet dhe kufizimet, thuhet;

1.Rregullat për zbatimin e detyrimeve dhe kufizimeve përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sipas Kontratës Kolektive të Punës!

Praktikisht, ky nen është i pazbatueshëm. Drejtori i Përgjithshëm duke qënë palë në Kontratë në asnjë rast nuk vendos  kufizime  në Kontratën Kolektive,  pa dakortësinë e Sindikatës.

“Detyrimet dhe kufizimet në Kontratë,” pa u  konsultuar e marr vendim nga palët nënshkruese të sajë”, bien ndesh me Kodin e Punës!?.

 Karta Sociale Europjane e të të Drejtave të Punonjësve (e rinovuar), pjesa V, neni E, “Mos-diskriminimi” i  ratifikuar nga Shteti Shqiptar,  thotë:

“Gëzimi i të drejtave të parashikuara në këtë Kartë do të sigurohet pa diskriminim të çfarëdo shkaku të tillë si racë, ngjyrë, seksi, gjuhe, besimi fetar, mendimi politik ose tjetër, prejardhje kombëtare ose So it is suggested that cheap levitra canada you should always consult with your doctor first before using Super P-Force. Thus it buy cialis online fundacionvision.org.pa is extremely important that people maintain a healthy sex life. Proper wholesale viagra cheap massage manipulation, together with comprehensive medication, is much helpful for treating the problem of hypertension. The prescription ought to additionally be taken around 30 minutes before you plan for the intercourse. free get viagra origjinë shoqërore, shëndeti, shoqërizimi me një minoritet kombëtar, lindjeje ose statusi tjetër”.

Nga viti 2014 e në vazhdim me urdhera te Drejtorit të Përgjithshëm janë larguar nga puna mbi 700 punonjës policije. Mbi 500 punonjës policie kanë marrë nga Sindikata asistencë dhe mbrojtje juridike apo duke qënë vet sindikata palë e tretë në proces.

Sa sipër, Drejtori i Përgjithshëm, në të gjitha rastet ka refuzuar për t’u konsultuar me Sindikatën.

Pushimet Kolektive nga puna

Në nenin 11, të Kontratës Kolektive, në paragrafi fundit  thuhet;

Në rast pushimi kolektiv nga puna ose shkurtimesh funksionesh organike për shkak të ndryshimeve strukturore në Policine e Shtetit, punëdhënënësi konsultohet më parë me drejtuesit sindikal, duke i njohur ata me të gjithë faktorët e kushtet që e detyrojnë të ndermarre një veprim të tillë, humbjet e përfitimet që u shkaktohen anëtarëve të sindikatës dhe mënyren e zgjidhjes dhe riparimin e tyre.

E drejta për informim dhe  procedurat e shkurtimeve kolektive, parashikohet dhe në nenin 29,  Karta Sociale Europjane (e rishikuar).

 Largimet kolektive nga puna (mbi  700 punonjës policije) me motivacione të ndryshme, të paligjshme, si ‘ndryshimet strukturore në pamundësi për t’u emëruar në një vend tjetër’,etj. dhe këto largime çuditërisht pa  ndryshuar limitin i përgjithshëm organik në shkall vendi!?.

Në asnjë rast, Drejtoria e  Përgjithshme, nga 2014 e në vazhdim nuk i ka shpjeguar Sindikatës, arsyet, faktorët e kushtet që e detyrojnë të ndërmarrin  një veprim të tillë!?.

Largimet kolektive kanë prekur në masë dhe anëtarsinë, në veçanti dhe drejtuesit sindikal.

Në nenin 12, në paragrafin 7, pika 4 dhe 5, i Kontratës Kolektive, si dhe e nenit 181 e Kodit të   Punës, thuhet:

Të zgjedhurit në organet drejtuese në cdo institucion policorë nuk mund të largohen nga puna, as të lëvizen pa u marrë më parë mendimi sindikal i palës përfaqësuese e nënshkruese.

Janë larguar nga puna, Petraq Petani, Kryetar i Degës Sindikale të Policis Qarku Fier, Agim Hajdari, Kryetar i Deges Sindikale të Policisë të Qarkut Elbasan, Luan Butka, Qarku Korçë e shumë drejtues të tjerë në nivel Komisarjati. Këto të fundit edhe pse me proçese gjyqësore të fituara me vendime  të formës së prerë. Në shumicën e rasteve urdhrat e lirimeve dhe  ndërprerjet e kontratave të punës janë cilësuar nga Gjykatat të paligjshme, por në raste të ralla!.. janë rikthyer në punë.

Gjykata e Lartë me një vendim unifikues, ju ka mohuar kthimin në punë të punonjësve të policisë edhe për drejtuesit  Sindikal, dhe pse këto të fundit  mbrohen nga Kodi i Punës dhe Kontata Kolektive në fuqi. Edhe roli i Gjykatave ka bërë dhe bën punën e vet. Kthimin në punë gjykatat e kanë lënë në – dëshirë apo vullnet të punëmarrësit..!?,- sepse  nuk janë të besueshem për Drejtorin e Përgjithshëm, është cënuar “besimi reciprok”, etj.

Ky diskriminim kolektiv i punonjësve të policisë i justifikuar me  vendimet e Gjykatave dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë,  ka krijuar  pasiguri juridike dhe ka sjellë  dëm të madh ekonomik e social tek këto punonjës.  

Sindikata Policisë, për rikthimin në punë të punonjësve të liruar nga shkeljet flagrante të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që praktikisht, janë të mbrojtur pse jo, në mënyrë të padrejtë dhe nga gjykatat, me vendime të formës së prerë  pjesërisht të fituara me dhenje demit financjar, por  me mospasje të drejte për tu kthyer në punë ka qënë në pamundësi mbrojtjeduke u cënuar në maksimum reputacioni i saj.

Një pjesë e këtyre punonjësve, ne pamundësi të gjejnë zgjidhje në rrugë ligjore,  largohen  nga Sindikata,  dhe gjejnë strehë,  “mbrojtje” sa  në një parti në tjetrën, duke marr pjese aktive në zgjedhje, dhe kur bëhen rrotacioni i  Qeverive, majtas apo djathas, në shkelje të statusit  të Policisë për depolitizimin, na kthehen në polici në funksione drejtuese të larta për kontributet e tyre gjatë fushatave zgjedhore edhe në shkelje të ligjit  “Për Policinë e Shtetit” apo duke e ndryshuar ate për interes te tyre..

Abuzimet me punonjësit, nga keta drejtues “politik” në  institucionet  shtetërore,  pjesë e së cilës është dhe Policia e Shtetit, për sa kohë lejohen këto sjellje dhe nuk  ndryshohen  formulimet e akteve ligjore në fuqi, në favor të punëmarrësve, si dhe nga pandërshkushmerinë e shkeljes të  ligjit nga drejtues të institucioneve të shtetit, taksapaguesit do vazhdojnë të paguajnë për një vend pune, dy ose tre punonjës, sa herë që do të ketë rrotacion politik të Qeverive.

Vetëm në vitin 2018 , nga buxheti i Policisë së Shtetit janë paguar mbi dy miljon Euro  për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë. Me këto fonde Policia e Shtetit mund të paguante punonjësit e Policisë për një vakt ushqim që ju takon sipas ligjit, orët suplementare të prapambetura nga viti 2017 e në vazhdim.

Karta Sociale Europiane, Kushtetututa  e  Shqipërisë,  Kodi i Punës  dhe ligji “Për Policinë e Shtetit” e Kontrata Kolektive i jep të drejtë Sindikatës të kërkojë, të luftojë e të zgjidhë  kërkesat  në  të gjitha format  e mjetet që parashikon ligji, pa përjashtuar dhe Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strasburg, në zbatim të Kartës Sociale Europjane, (të rinovuar) nenet 5 e 6, 24, 26, 27 dhe 29).

Drejtues të Policisë, “në vetgjyqësi” apo me urdhra verbal të Drejtorit të Përgjithshëm, në shkelje të nenit 117 K.Punës, dhe të nenit 8 të Kontratës Kolektive, bllokojn, derdhjet e kuotizacionit në dhogarinë e Sindikatës,  pa dhënë asnjë shpjegim ligjor se ku kanë vajtur ato?, pse nuk janë ndalur punonjesve?, janë të bllokuara?, apo përdoren për ndonjë destinacion tjetër!? dhe pse ky rregull ka vazhdur  për pesë vite rresht të kryhej në mënyrë korrekte, ligjore siç parashikon  nenin 8 i Kontratës Kolektive në fuqi, realizuar në bazë të urdhërit me shkrim të Drejtorit të Përgjithshëm në fuqi, drejtuar gjithë njësive shpenzuese policore në zbatimin e Kontratës.

nenin 8, paragrafi 5, i Kontratës Kolektive dhe pika 2 e nenit 117 Kodit të Punës

Shpehet  konkretisht se:

Punëdhënësi duhet të mbajë ,në bazë të kërkesës me shkrim të Sindikatës  nënshkruese dhe deklarimit ( sipas listës së anëtarsisë të nënshkruar nga cdo anëtarë i Sindikatës dhe nga Kryetari i njësisë apo degës ), kotizacionin përkatës sipas Statutit të Sindikatës, në vleften 0.5% të pagës mujore të cdo anëtari, shumë e cila kalon në numrine llogarisë bankare të Sindikatës brenda 10 ditëve  nga data e pagimit  të sajë.

Ndërhyrjet, pa precedent në shkelje të kontratës, me shantazhe në mënyrë verbale e shkresore, me pseudoargumente  “ligjore”, të Drejtorit të Përgjithshëm, duke urdhruar  njesit  shpenzuese të financës për bllokim e të ardhurave të kuotizacionit, kanë dëmtuar  e denigruar imazhin e Sindikatës, duke  penguar  të gjitha  aktivitetet e sajë si brenda dhe jashtë vendit, me synimin, deri në  mbylljen e  plotë të sajë. Për këtë dhe të tjerat më lart,  janë zhvilluar dhe  procese gjyqsore që në vitin 2014, por që aktualisht vazhdojnë të mbesin të “bllokuara” dhe presin rradhen për tu gjykuar në Gjykaten e Apelit Administrativ dhe të Lartë, si gjitha rastet e tjera  ku palë të paditur  janë titullar institucionesh të shtetit..

 Janë bërë përpjekje nga ne, dhe Bashkimi i Sindikatave Policore Europjane CESP, për të normalizuar  marrëdhëniet, qoftë dhe nëpërmjet takimeve më Ministrin apo Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që në emrimet  e tyre e në vazhdim, por janë rrefuzuar në heshtje, ose moskthim përgjigje, shmagje të takimeve apo ‘justifikime’.  

Me urdhër me shkrim të Drejtorit të Përgjithshëm Didi, nxirret me forcë nga ambjentet e punës, pas 4 (katër) vitesh, Sindikata e Policisë  nga Komisarjati Nr.1 Tiranë, ambjente këto të dhëna për aktivitetin e strukturave drejtuesetë sajë në zbatim të marrëveshjes  në fuqi të firmosura me urdhër  me shkrim  të ish Drejtorit  të Përgjithshëm të Policisë, mbas nënshkrimit të Kontratës.

 Neni 12, në paragrafin 8, të sajë, thuhet:

Punëdhënësi siguron mjedise pune për veprimtari kombëtare e lokale të Sindikatës dhe të strukturave në vartësi të saj, pa pagesë, (salla mbledhjesh), etj, mendojmë se;

Veprimet e drejtuesve  të Policisë së Shtetit, si ‘Didi, ‘Cako’ e Velia, në kuadrin kohor prej pese vitesh, kanë qënë të urdhëruara ndaj  Sindikatës të Policisë e drejtuesve të sajë, për të prishur  imazhin, deri në mbyllje  të aktivitetit, detyrimin me presione për ta bërë atë shtojcë e ekzekutivit ‘Drejtorit’, duke ndërhyrë haptazi në cënimin e pamvarisë së  strukturave të sajë, me udhezime e rekomandime në forma e mënyra të paligjshme dhe pse jo politikisht të nxitur që nga Ministra  të brëndshem  në vazhdimësi. Me urdhra verbal  dhënë  Drejtorive Vendore të Policisë,  apo struktura të tjera përkatëse, janë munduar që të pengojnë e të ndalojnë, çdo aktivitet apo mbledhje të  Sindikatës brënda institucioneve policore.

Shpërfillja veprimtarëve, Drejtues të Sindikatës me presione për ti transferiuar e larguar nga puna për shkak të aktivitetit sindikal, dhe pse mbrojta e tyre parashikohet në Kodin e Punës, si ndërhyrje e punëdhënësit, refuzimi, për takime e negociata, mosdhënje informacjoni për të drejtat e punonjësve ‘duke i etiketuar ato si sekret policor’ etj, pengesa në pjesëmarrjen dhe zhvillimin e aktiviteteve sindikaliste të drejtuesve dhe anëtarëve brenda institucioneve policore, si  ndalimi i mbledhjeve e grumbullimeve, (sipas neni 11, të Kontratës Kolektive),  nxjerrja nga zyrat etj, kanë detyruar Sindikatën, të ankimojë të gjitha rastet e shkeljeve të Kontratës Kolektive në Gjykatat Administrativedhe në strukturat drejtuese të CESP-it.

Letra e  Bashkimit të Sindikatave Policore Europjane, CESP, dërguar Ministrit të Brëndshëm dhe Kryeministrit të Shqipërisë, për t’ë  diskutuar për të gjitha problemet e  konstatuara më sipër shpreh qartë nevojen për zgjidhjen e problemeve me mbështetjen   në vazhdimësi, të kësaj organizate në të gjitha institucionet,  brenda e jashtë Shqipërisë.

Mbështetja e  Sindikatës dhe nga anëtarsia nga të gjitha strukturat e sajë, ka qënë dhe do jetë burim  i forcës së Sindikatës  për të luftuar në çdo hap të sajë padrejtësitë, si dhe të drejtat  themelore te punonjësve të  garantuara me Kushtetutë e ligje.

Ky informacion paraprak  shoqrohet në vazhdimësi me dokumenta të qënsishme dhe të vertetueshme për mënyren e e sjelljen ligjore e morale individuale të Drejtuesve të policisë së Shtetit apo të Ministrisë.

Duke falenderuar për bashkëpunimin,

Me  Konsideratë të lartë.

                                           Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit

                                                                         K R Y E T A R I

                                                                       Sadetin FISHTA