SINDIKATA POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR


Shqiperi-Albania

Albanian  English

Fjala e Mbajtur nga Kryetari i Sindikates se Punonjesve te Policise, Sadetin Fishta, ne Asamblene Kombetare

Tirane me 17.03.2011

Te nderuar kolege,

zonja e zoterinj,

miq e te ftuar!

Me lejoni qe ne emer te Sindikates se Punonjesve te Policise se Shtetit te pershendes te gjithe pjesemarresit e kesaj Asambleje dhe te ftuarit e nderit

Hapja e punimeve te kesaj Asambleje, qe per nga numri eshte e treta, por e para nga rendesia, eshte nje eveniment i veeante per punonjesit e Policise se Shtetit, sepse bazohet ne legjitimitetin e saj te shprehur ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, date 17 maj 2007 dhe ne ristrukturimin e tere Sindikates sone ne perputhje me statutin.

Ky forum i rendesishem i perfaqesuesve te zgjedhur nga Asamblete vendore te Sindikates se Punonjesve te Policise se Shtetit, eshte thirrur pas nje rruge te gjate qe nga mbledhja e meparshme e Asamblese Kombetare, ku tashme kemi objektiva te qarta dhe madhore, te cilat do te pasqyrohen ne programet tona, ne themel te te cilave qendrojne perpjekjet tona per nje jete sociale sa me te mire e dinjitoze, ne kerkim te permiresimit te kushteve te punes, te jetes dhe rritjes se perfitimeve ekonomike, materiale dhe financiare, ne respekt te Kushtetutes, te ligjeve te shtetit dhe akteve te tjera nenligjore.

Rruga qe kemi pershkuar deri tani ka kaluar neper veshtiresi te shumta, por keto na kane bere me optimiste se kurre, duke shtuar perpjekjet tona per forcimin e organizates tone sindikale, e cila shikon vetem nga e ardhmja. Burimi i suksesit te punes tone i ka rrenjet tek anetaresia e jone, tek ju, tek deshira, vullneti, fryma e bashkepunimit dhe e mirekuptimit, tek solidariteti i gjithe punonjesve te Policise, qofshin ata aktive apo ne rezerve, te cilet me kontributin e tyre modest i dhane jete Sindikates, duke qene anetare dinjitoze te saj.

Te nderuar pjesemarres!

Kam nderin dhe kenaqesine te informoj ju dhe nepermjet jush te gjitha anetaresise per punen dhe perpjekjet qe ka bere Sindikata jone deri tani, ne drejtim te rritjes dhe zgjerimit te aktivitetit te saj ne te gjitha fushat si:

-eeeeeeeeee Ne organizimin e brendshem strukturor ne nivel vendor e qendror te sindikates.

-eeeeeeeeee Ne vendosjen e raporteve institucionale te Sindikates me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Ministrine e Brendshme.

-eeeeeeeeee Ne marredheniet e Sindikates tone me sindikatat simotra qe bejne pjese ne Unionin e Sindikatave Europiane (CESP).

-eeeeeeeeee Ne marredheniet e Sindikates me publikun dhe median.

-eeeeeeeeee Ne organizimin e punes per mbrojtjen e te drejtave te ligjshme te anetaresise.

-eeeeeeeeee Ne realizimin e detyrave ne fushen e buxhet-finances nga te ardhurat qe rrjedhin nga kerkesat e Statutit dhe te Kontrates Kolektive.

e

Te gjithe ne, perfaqesuesit e zgjedhur, kemi nderin dhe pergjegjesine sot per te marre vendime te rendesishme ne realizimin e programeve tona afatshkurtera dhe afatgjata te Sindikates, qe kane te bejne me gjithe aktivitetin tone nga qendra ne baze dhe qe shprehen ne zbatimin e detyrave programore ne mbrojtjen e te drejtave interesave tona legjitime.

Zbatimi i ketyre detyrave do te sjelle permiresimin e cilesise se punes te strukturave te Sindikates, ne garantimin e te drejtave ekonomiko-sociale e profesionale te punonjesve, te drejta keto qe rrisin sigurine dhe garancine per nje jete me te mire dhe vleresim dinjitoz nga ana e shtetit ne raport me pjesen tjeter te administrates shteterore pjese e se ciles jemi edhe ne, per te cilen punonjesi i Policise ka riskun me te larte. Ne zbatim te detyres, ne mbrojtje te rendit dhe te qetesise publike, kane dhene jeten 247 punonjes policie dhe jane plagosur mbi 300 te tjere, shifra keto qe sot na bejne te perkulemi me respekt para vepres se tyre sublime. Sindikata do te jete gjithmone prane shqetesimeve te familjeve te tyre per tei ndihmuar me te gjithe mundesite tona qe ata te integrohen lehtesisht ne shoqerine tone.

Njekohesisht, Sindikata eshte e pergjegjshme qe jeta e punonjesve te policise eshte dhe do te jete e shenjte.e Pergjegjesia jone do te jete e madhe, sidomos ne rritjen e kerkesave te vazhdueshme per permiresimin e kushteve te punes te punonjesve te policise, ku pjese e saj eshte edhe sigurimi i jetes se edo punonjesi, ne detyre, per shkak te detyres si dhe ne rastet e tjera. Madje, Sindikata e Policise ka marre iniciativen per nenshkrimin e marreveshjes per sigurimin e jetes. Tashme, Ne po bashkepunojme me Drejtorine e Pergjithshme te Policise per njohjen dhe venien ne zbatim te kesaj marreveshjee ne nje afat sa me te shkurter kohor. Per kete na del si detyre qe te gjitha strukturat ta ndjekin me prioritet edhe kete detyrim me rendesi te madhe.

Ne vendosjen e raporteve institucionale te Sindikates me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Ministrine e Brendshme, marredheniet tona kane qene korrekte, ne perputhje me ligjin e Policise se Shtetit, Kontraten Kolektive te Punes te firmosur midis dy paleve ne daten 03.Prill 2009 dhe akteve te tjera. Keto marredhenie jane forcuar edhe me teper ne saje te bashkepunimit tone me misionin PAMECA dhe programin ICITAP.

Ndersa marredheniet e sindikates sone me ato simotra sidomos me ato te vendeve fqinj, si Sindikata e Kosoves, Malit te Zi, Bosnje-Hercegovinje, Slloveni, Greqi, Itali etj, kane ardhur duke u forcuar ne frymen e bashkepunimit dhe te solidaritetit sindikalist. Treguesi me i qarte i ketij bashkepunimi ishte edhe realizimi i nje prej objektivave madhore te Sindikates sone, ajo e anetaresimit ne Unionin e Sindikatave Policore Europiane e quajtur CESP. Anetaresimi u be me 17 Qershor 2010, me pjesemarrjen e delegacionit tone ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te ketij organizmi, ne te cilen moren pjese delegacione te sindikatave te 19 shtete europiane qe perfaqesojne mbi 350 mije anetare. Aty u votua ne menyre unanime pranimi yne si anetare me te drejta te plota, duke u bere keshtu anetari i 20 i tij.

In addition, it also may harm the blood vessels of the penis to become narrow are among the most common cialis overnight online contributors to male impotence. Recent surveys viagra generika online have shown that millions of buyers use, while going through Google search or yahoo search. Sometimes it is caused by endodontic cialis generic tabs treatment. Becoming more receptive soft tab cialis to touch is important to cure erectile dysfunction to survive or live happily in a relationship.

Realizimi i ketij misioni nuk mund te kuptohet pa mbrojtur dhe respektuar te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve, ashtu sikurse nuk mund te pretendohet se realizimi i tij nga Policia, te permbushet me efikasitet nga punonjesit e policise pa njohur dhe mbrojtur te drejtat e tyre. Legjislacioni ne fuqi garantone nje sere te drejtash e perfitimesh, por per arsye te ndryshme disa prej tyre nuk zbatohen. Perfitimet materiale-financiare te percaktuara ne akte te ndryshme juridike, kane qene dhe jane ne programet e punes sone deri ne realizimin e plote te tyre.

Sindikata e policise eshte fokusuar kryesisht ne ceshtje qe jane teper te ndieshme per te gjithe anetaresine e saj.

Puna e kryesise Qendrore eshte perqendruar ne hartimin dhe realizimin e aktit baze final, qe eshte Kontrata Kolektive,e ne te cilen gjeten pasqyrim te drejtat themelore te punonjesve te policise. Realizimi i saj ishte me rendesi te madhe per punonjesit e policise, pasi per here te pare, te perfaqesuar nga ne, moren ne dore nje dokument te tille, ku palet percaktojne te drejtat e detyrimet reciproke midis tyre. Ajo i hapi rrugen hartimit dhe nenshkrimit te kontratave individuale te punes qe i japin mundesi cdo punonjesi, anetar ose jo te sindikates, te mbrohet ne menyre te drejteperdrejte duke perdorur te gjitha rruget ligjore te mundshme qe parashikon legjislacioni yne i punes.

Kontrata Kolektive e Punes, megjithese siguron nje mbrojtje te gjere, te gjitha stukturave te sindikates u mbetet detyre monitorimi dhe zbatimi i saj ne edo nivel. Kryesia e Sindikates per te shpejtuar procesin e nenshkrimit te kontratave individuale, ka mbajtur kontakte te vazhdueshme me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Ndihmese ne kete ceshtje duhet te japin edhe strukturat vendore te sindikates, qe ne bashkepunim me strukturat e personelit ne baze, te ndjekin nga afer deri ne perfundim kete proces duke bashkepunuar me Kryesine Qendrore.

Vlejne te theksohen angazhimet e Kryesise e te stafit te saj lidhur me ndjekjen dhe publikimin e problemeve qe kane te bejne me te drejtat e ligjshme te punonjesve te policise.

Objekt i punes se saj kane qene:

1.Kerkesat e vazhdueshme per Trajtimin me nje vakt ushqim te punonjesve te policise ne baze te VKM nr.494 date 01.08.2007 e Per miratimin e normave te trajtimit me ushqim.te punonjesve te Policise se Shtetit, te Studenteve dhe kursanteve ne shkollat e policise dhe te shtetasve te ndaluar, deri ne sqarimin e pozites se tyree, si dhe Urdherit te perbashket te Ministrit te Shendetesise nr.293/1 date 31.01.2008 dhe Ministrit te Brendshem nr.76/1 date 24.01.2008 e cila arrin vleren 70000 (Shtatedhjetemije) leke ne vit per cdo punonjes policie. Kjo e drejte e fituar qe nga 1 Janar 2008, aktualisht ne pjesen dermuese te numrit te punonjesve te policise nuk merret me arsyetim e mungeses se fondeve qe duhet te jepen nga Qeveria. (Pergjigje e dhene zyrtarisht nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit).

2. Vjetersia ne pune (si rrjedhoje pagesa per te) e cila sot njihet per grade nga Korriku i vitit 2008 dhe jo vjetersia e marre qe nga koha e fillimit te karrieres.

3. Monitorimi i zbatimit te 40 oreshit javor te punes, evidentimi i oreve suplementare si dhe te lejeve te zakonshme te pakryera dhe pagesat e tyre brenda afateve te caktuara

4. Ndjekja e problemeve te punonjesve te policise per zbatimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere.

5. Trajtimi i punonjesve te policise me dietat perkatese brenda afateve ligjore.

6.Mbrojtja e punonjesve te policise ne rastet e ndeshkimit te tyre me masa disiplinore, ne Komisionin e Apelimit dhe ne gjykata.

Qe nga krijimi i Sindikates me vendim Gjykate me date 17 Maj 2007 dhe deri me sot ne kete sindikate kane ardhur gjithsejt 19 kerkese-ankesa.

Theksojme se te gjitha kerkesat jane trajtuar nga ana e sindikates dhe jane zgjidhur ne favor te ankuesve.

Nga statistikat e mesiperme rezulton se eshte pozitiv fakti se jane shtuar ndjeshem kerkesat ne raport me vitet e kaluara. Keto tregues flasin qarte per besueshmerine qe kane anetaret e saj ne forcen e Sindikates. Anetaret e saj dhe stafi drejtues, po ndergjegjesohen cdo dite e me teper, per te drejtat e tyre legjitime duke thyer ne kete menyre heshtjen dhe duke dale ne rolin qe ju takon.

Fakti qe akoma ka individe qe jane te lekundur tek besueshmeria ndaj Sindikates, apo nuk e njohin rolin e domosdoshmerise se saj, do te thote se ata nuke kane informacionin e nevojshem dhe koncepte te qarta, me te cilet duhet ballafaqohemi dhe punuar cdo dite per sqarimin e tyre.

7. Ndjekja per Shperblimet ne fund te vitit me nje page mujore sipas nenit 85 pika 5 e ligjit ePer Policine e Shtetite.

8. Ndjekja e ceshtjeve qe kane te bejne me kushtet e punes (uniforma, pajisjet etj).

9. Ndjekja ne vazhdimesi e ceshtjeve qe kane te bejne me ligjin per trajtimin suplementar te punonjesve te policise (per pensionet), ne veeanti kundershtimi i amendamentit te miratuar kohet e fundit nga Kuvendi i Shqiperise, i cili e shtoi taksen e sigurimit suplementar nga 2 per qind ne 5 per qind, veprim qe ndikoi drejtperdrejt ne uljen e pages se edo punonjesi policie nga muaji janar 2011 dhe ne vazhdim.

10. Monitorimi i procedurave te dhenies se gradave policore dhe realizimi i emerimeve perkatese sipas rezultateve te arritura ne perputhje me Rregulloren e Personelit dhe procedurave perkatese

11. Trajtimi i kerkesave te Kryesive te Degeve per ndihme financiare ne raste te vecanta emergjente, si gjendje shendetesore shume te rende (te pasherueshme) apo humbje jete ne menyre aksidentale per punonjes policie, anetare te sindikates.

12.Ndjekja e monitorimi i levizjeve(transferimeve) te personelit ne kundershtim me rregulloren dhe procedurat perkatese ligjore.

Faleminderit

Category: Uncategorized